Home Shëndetësi Si ti mbrojmë sytë nga sforcimi i tepërt

Si ti mbrojmë sytë nga sforcimi i tepërt

syteRreziku i dëmtimit të syve është gjithnjë e më i madh. Si? Duke kaluar ditë të tëra përpara ekranit të kompjuterit apo televizorit, ndotja e ambientit që vjen nga të gjithë agjentët atmosferikë, ajri i kondicionuar, alergjitë, diabeti, madje së fundmi edhe nga sëmundjet reumatike.

Pasoja është një dhe e vetme: irritim dhe skuqje e syve. Ky është një shqetësim nga i cili vuajnë shumë njerëzit, aq sa çdo vit rreth 20 milionë persona ankohen nga ky problem dhe u drejtohen specialistëve, me qëllim largimin e kësaj dhembjeje të bezdisshme. Ata që kanë lëshuar alarmin janë një grup specialistësh.

Mjekët okulistë pohojnë se përdorimi i pakontrolluar i produkteve të ndryshme për një kohë të gjatë ndikon në përkeqësimin e shikimit.

Produktet “shpëlarëse” që tregtohen nga farmacitë ambulante nëpër supermarkete mund ta përkeqësojnë rishtas gjendjen e syrit. Ja si e shpjegon këtë fakt një mjek okulist: “Edhe në të shkuarën, shumë simulantë apo lotët artificialë, shiteshin pa manualin e përdorimit.
Në këto kushte, nuk mendoj se ndërhyrja e ‘corner’-ve (të quajtur ndryshe mbrojtës) në supermarkete do ta përkeqësojë edhe më shumë gjendjen. Për këtë arsye dua t’i bëj thirrje qytetarëve që, pasi të kenë blerë këto produkte në supermarkete, të lexojnë fillimisht manualin e përdorimit”.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Lënia e cigares/ Kur mungesës së vullnetit i vjen në ndihmë teknologjia

Kudo dëgjojmë të flitet mbi dëmet që shkakton pirja e cigares. Por a është e lehtë të hiqet dorë nga ky zakon? Autoritetet shëndetësore në mbarë botën apelojnë për lënien cigares si një mënyrë për mbrojtjen e shëndetit. Në 2019, pak gjëra kanë mbetur pa u shpikur. Disa me qëllimin e zhvillimit të stileve tona të jetës, disa me qëllimin...