Si t’i mbyllni poret në fytyrë

How to close the pores on faceEdhe nëse nuk përdorni grim, është e rëndësishme që ta pastroni fytyrën secilën natë, në mënyrë që të eliminoni pluhurin dhe helmet, të cilat grumbullohen gjatë ditës. Një lëkurë të re dhe të shëndetshme, është një nga qëllimet e secilës grua në botë.

Kur ato vërejnë poret e tyre përballë pasqyrës, ato vrapojnë për të mbuluar lëkurën me grim. Ekzistojnë këshilla të ndryshme që mund t’i përcillni në mënyrë që poret tuaja të duken më të vogla, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Zgjidhjet për lëkurën me pore të hapura

Nëse është kaq e komplikuar për t’i mbyllur poret në lëkurë, ekzistojnë disa metoda që e bëjnë lëkurën tuaj të duket më e re dhe më e bukur. Nuk është e domosdoshme që të vraponi në barnatore dhe të shpenzoni një pasuri të tërë në mënyrë që të përballeni dhe ta luftoni këtë problem.

Mënyrat më efektive janë:

Pini shumë ujë

Pini së paku 2 litra ujë, për secilën ditë. Lëngjet dhe llojet e ndryshme të çajit nuk numërohen: provoni të pini dy litra ujë të pastër. Trupi juaj ka nevojë të jetë i hidratuar në mënyrë që të funksionojë si duhet. Lëkura juaj duhet të jetë e hidratuar në mënyrë që poret t’i mbajë nga theksimi.

Konsumoni vitamina C

Vitamina C është antioksidues natyral. Duke i konsumuar do të sillni veti të shumta të shëndetshme, sidomos për lëkurën tuaj. Mënyra më e thjeshtë për t’i konsumuar vitaminat C është përmes agrumeve.

Bajamet

Një ilaç shumë efektiv është maska nga bajamet:

Përbërësit

1/3 e gotës bajame;

Ujë.

Udhëzimet

Përzieni bajamet derisa të marrin formën e pluhurit. Miellin e bajameve e vendosni në një tas dhe shtoni ujin, derisa të krijohet një pastë. Pastën e aplikoni në fytyrë, aty ku janë poret e hapura dhe e lini të veprojë për 30 minuta. E shpëlani me ujë të ngrohtë.

Largojeni grimin gjatë natës

Kurrë nuk duhet të flini me grim në fytyrë. Grimi ka vaj dhe kemikate që e dëmtojnë lëkurën tuaj nga brenda. Mund ta përdorni këtë recetë, e shpejtë dhe e thjeshtë, në mëngjes dhe mbrëmje, pasi ta keni hequr grimin.

Përbërësit:

1 lugë tërshërë;

½ e lugës jogurt natyral;

1 lugë lëng limoni;

1 lugë vaj ulliri.

Udhëzimet:

Përbërësit i vendosni në një enë dhe e përzieni mirë derisa të fitoni një masë homogjene. Maskën e fituar e vendosni në fytyrë. Më pas e shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

KËSHILLA TË NGJASHME