Home Modë & Estetikë Si ti parandaloni aknet

Si ti parandaloni aknet

Si ti parandaloni aknetMegjithëse aknet nuk mund të parandalohen në tërësi, më poshtë do të ju japin disa hapa konkret, të cilët mund t’i praktikoni në shtëpi dhe që ndihmojnë aknet të mos përkeqësohen.

– Pastrojeni dhe kujdesuni për lëkurën tuaj çdo ditë. Shmangni fërkimin e ashpër dhe larjen shumë të shpeshtë.
– Shmangni djersitjet e tepërta nëse mendoni se kjo mund t’i përkeqësojë aknet. Pastrohuni shumë shpejt pas aktiviteteve që ju shkaktojnë djersitje.
– Pastroni shpesh flokët tuaja nëse janë të yndyrshme. Përpiquni t’i mbani flokët larg fytyrës.
– Shmangni produktet për kujdes të flokëve, si xhelet, kremrat, pomadat dhe produktet tjera që përmbajnë yndyrë.
– Mundohuni ta shmangni në maksimum prekjen e fytyrës.
– Shmangni ekspozimin ndaj vajrave dhe lëndëve të vrazhda kimike, si për shembull naftës.
– Përpiquni në maksimum të shmangni edhe periudhat e gjata të qëndrimit në diell, pasi që kjo ndihmon aknet dhe mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës. Përdorni produkte për mbrojtje nga dielli.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Surja dhe Duaja Ja-Sin – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja Ja-Sin (36) është mekkase dhe ka takte të shkurtra dhe ritme të shpejta. Numri i ajeteve të saj është tetëdhjetë e tre si dhe është më e vogël dhe më e shkurtë se sureja paraprake (surja Fatir), e cila ka dyzet e pesë ajete. Kështu, tekstet e shkurtra dhe ritmi i shpejtë i japin sures një natyrë të posaçme...