Njohja e këtyre simptomave, do të mund t’ua shpëtonte jetën.
Kanceri i vezoreve, për të cilin deri vonë është menduar se nuk jep kurrfarë simptomash, është sëmundje që mund të shpjerë në përfundim të jetës.
Mirëpo, një hulumtim i ri ka zbuluar se, megjithatë, ekzistojnë simptomat e hershme të kancerit të vezoreve.
Dhe, siç njofton MIA, nëse dimë për çfarë shenjash është fjala, sëmundja mund të diagnostikohet në stadet fillestare tub zhvillimit, në të cilat shkalla e shërueshmërisë është rreth 90%
Tri simptomat më të rëndësishme janë: shtangimet kronike dhe dhimbjet në abdomen, nevoja konstante për të urinuar dhe humbja e përnjëhershme e kontrollit të fshikës urinare, shpjegojnë gjinekologët.
Ndonëse vetëm 12% e femrave të sëmura i përkasin moshës nën 40 vjeçe, megjithatë, nëse i vëreni këto simptoma, paraqituni të gjinekologu.