Home Këshilla të ndryshme Simptomat psikike që nuk duhet anashkaluar

Simptomat psikike që nuk duhet anashkaluar

Disa simptoma fizike thjesht mund të jenë pasojë e problemeve fizike, por ka gjasa të ndodhë edhe e kundërta. Nëse ju mundon njëri nga këto simptoma, do të ishte mirë ta vizitoni mjekun.

Ekzistojnë simptoma, të cilat kurrsesi nuk guxojmë t’i marrim për asgjë, e më së miri do të ishte të konsultoheni me mjekun për ta vërtetuar nëse bëhet fjalë për problem psikik apo fizik.

1. Çrregullimet e gjumit

Flini më pak apo më shumë se sa zakonisht, nuk mund të flini apo zgjoheni vetëm pas disa orëve dhe nuk mund të flini përsëri, ekspertët mendojnë se në jetën tuaj rrjedhin probleme, paksa më të rënda emocionale. Nëse këto probleme shfaqen më shpesh se sa një apo dy herë në javë, e mjeku nuk mundet ta vërtetojë llojin e çrregullimit fizik, në rastet më të sheshta kemi të bëjmë me dhimbje apo depresion.

2. Ndryshimi dramatik i peshës dhe ushqimit

Nëse keni shtuar apo keni humbur mjaft kilogramë, shpesh mendoni për ushqimin apo iu është gërditur i tëri, e gjithë kjo mund të jetë pasojë e çrregullimit emocional. Gratë dhe femrat e reja, të cilat së bashku me oreksin humbin edhe ciklin menstrual menjëherë dhe detyrimisht duhet lajmëruar mjekun, ngase kjo është një shenjë e qartë e depresionit.

3. Probleme të pashpjegueshme fizike

Nëse me juve gjithçka është në rregull, nga ana fizike, ndoshta kemi të bëjmë me probleme psikomatike. Në këtë mënyrë, mendja jua bën me dije se jeni nën stres të madh. Shqetësimi emocional shpeshherë manifestohet me kokëdhembje, probleme me lukthin, mbyllje dhe dhimbje kronike – sidomos në shpinë.

4. Nuk duroni të tjerët

Jeni shumë të qetë kur jeni vetëm, por shpesh eksplodoni, derisa komunikoni me shokun e të vëllait, fëmijët, shokët apo kolegët. Ndoshta stresi po ju djegë nga brenda, që nuk është fare e shëndetshme as për mendjen e as për trupin,e nuk kënaqen as njerëzit që ju rrethojnë. “Të mos kesh kontroll mbi zemërimin është shumë e rrezikshme. E derisa janë vetëm mendojnë se gjithçka është në rregull ngase mendojnë se gjithçka kanë nën kontroll. Mllefi shfaqet atëherë kur vini në kontakt me dikë tjetër, prandaj për juve është e lehtë t’i fajësoni të tjerët për fazat që kaloni ju dhe psikika juaj”, thotë Ani Kalaian, profesoreshë e psikologjisë në universitetin “Fordham” në Nju-Jork.

5. Sjellja opsesive

Shpesh pastroni duart apo shpesh ndjeni nevojën ta bëni një gjë të tillë edhe pa kurrfarë shkasi. Gjithnjë e më pak po argëtoheni ngase pa ndërprerë mendoni se do t’ju ndodhë diçka e keqe. Nëse kjo ndodh tek ju, atëherë në jetën tuaj ka shumë komplikime dhe nuk do të mund t’ia dilni e vetme në krye. Kërkoni ndihmën e shokut, shoqes, mjekut…

6. Lodhja kronike dhe mungesa e energjisë

“Nëse trupi nuk ia del të merret me mendjen e shqetësuar, atëherë funksionet ngadalë dobësohen. Në rastet më të shpeshta kjo shfaqet si lodhje e madhe”, thotë Kalaian. Mjekët theksojnë se ndjenja e lodhjes nga e cila nuk mund të kryeni as punët që dikur i bënit me vullnetin më të madh mund të jetë shenjë e shqetësimit emocional dhe depresionit.

7. Problemet me kujtesën

Janë shumë gjëra që pengojnë kujtesën, duke filluar nga ndryshimet e hormoneve gjatë menopauzës, obligimet në punë e deri tek pagjumësia. Por, kujtesa jo e mirë mund të jetë pasojë edhe e stresit apo reagimit në përvojë traumatike.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...