Home Shëndetësi Simptomat që kërkojnë më shumë shpenzime për t’u larguar

Simptomat që kërkojnë më shumë shpenzime për t’u larguar

Revista e njohur ekonomike amerikane Forbes, paraqiti listën e dhjetë sëmundjeve më të shtrenjta për nga kurimi.

Sëmundjet më të shtrenjta për t’u kuruar të dhëna në listën e përgatitur nga ekonomisti Charles Roehriag, punonjës në Institutin Altarum të Michiganit, janë sëmundjet me probleme psiqike.

Kurimi dhe ilaçet e këtyre sëmundjeve janë të shtrenjta. Pas tyre vijnë sëmundjet e zemrës dhe të kancerit. Sëmundjet psikike: Qeveria harxhon afërsisht 142.2 miliard dollarë për kurimin e kësaj sëmundjeje. 6 % e harxhimeve vjetore shkon për sëmundjet nervore si Alzheimer, Parkinson, depresionit, ankthit dhe skizofrenisë.

Shpenzimet për sëmundjet, çrregullimet psiqike rriten nga dalja në treg e ilaçeve të reja dhe të shtrenjta. Sëmundjet e zemrës: Për kurimin e këtyre sëmundjeve harxhohen afërsisht 123,1 miliard dollarë. 5% e buxhetit vjetor përdoret për këtë sëmundje, përsëri mbetet shkaku numër një i vdekshmërisë. Vetëm se shpenzimet për këtë sëmundje janë duke rënë.

Sepse njerëzit janë duke konsumuar më pak cigare. Cigarja është një faktor rrezikues për zemrën. Edhe ilaçet të cilat ulin kolesterolin mund të parandalojnë krizat e zemrës. Trauma (goditje e kujtesës): Për kurimin e kësaj sëmundjeje harxhohen 100,2 miliard dollarë.

Megjithëse makinat tashmë janë më të sigurta shpenzimet për traumat vazhdojnë të rriten. Sepse për të kuruar një rast traume duhen më shumë para. Skanimet tomografike kompjuterike dhe analizat e tjera janë shumë më të shtrenjta.

Kanceri: Për kurimin e kësaj sëmundjeje harxhohen afërsisht 99,4 miliard dollarë. 7% e buxhetit përdoret për kurimin dhe ashtu si në sëmundjet e tjera edhe këtu shohim një rritje të shpenzimeve nga viti 1996 deri në vitin 2005. Vetëm se shpenzimet për kurimin e kancerit të prostatit, kolonës dhe mushkërive janë rritur dyfish.

Sëmundjet e mushkërive: Ndërkohë që për kurimin e këtyre sëmundjeve harxhohen 64,6 milard dollarë, 6 % është shuma e shpenzimeve të ndara nga buxheti vjetor. Në këtë kategori të sëmundjeve të mushkërive bëjnë pjesë azma, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive (KOAH). Shpenzimet për sëmundjen KOAH vazhdojnë të rriten ngadalë për shkak të pakësimit të nivelit konsumues të cigares dhe të gjetjes së kurave të reja.

Hipertensioni: Për kurimin e kësaj sëmundjeje harxhohen afërsisht 50,2 miliard dollarë. Nga buxheti vjetor përdoren 9%. Shpenzimet për presionin e lartë të gjakut sa vijnë e shtohen. Sepse doktorët tani po i kurojnë të sëmurët më ashpërsisht me ilaçe. Brenda kësaj kohe mund të gjenden ilaçe për presionin e gjakut si Norvacs, markë popullore shumë e shtrenjtë. Nëse doktorët do të këshillojnë ilaçe më të lira atëherë në të ardhmen këta shpenzime mund të ulen.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Mishi i kuq nxit kancerin e zorrëve

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq apo të përpunuar, edhe në sasitë më të vogla, mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të rënda të stomakut. Një studim gjashtëvjeçar i Universitetit të Oksfordit me pjesëmarrjen e rreth gjysmë milion grave dhe burrave anglezë të moshës 40 deri 69 vjeç ka treguar se dietat me bazë mishin e kuq shtojnë me...