Sindroma e shokut toksik dhe përdorimi i tamponëve

sindroma-e-shokut-toksik-dhe-p-euml-rdorimi-i-tampon-euml-ve_hdFemrave, të cilat njëherë e kanë pasur sindromën e shokut toksik, u ndalohet përdorimi i tamponëve.

Sindroma e shokut toksik nuk është e lidhur vetëm me gjinekologjinë, edhe pse më së shpeshti lidhet me përdorimin e tamponëve.

Nëse vagina gjatë heqjes së tamponit është e thatë, ose tamponi vështirë hiqet, atëherë të jeni të sigurta që ai ka forcë më të madhe të thithjes se sa ju duhet juve. Në qoftë se femra vëren cilëndo qoftë nga këto simptoma, duhet menjëherë ta nxjerrë tamponin dhe, në qoftë se vështirësitë nuk pushojnë, menjëherë të shkojë te mjeku.

Shërimi bëhet me antibiotikë. Te pothuajse 30 për qind e femrave të cilat e kanë pasur këtë sindromë, sëmundja sërish paraqitet, ndonëse në formë më të butë.Është shumë me rëndësi që me kohë të hetohen simptomat e shokut toksik: dhembja e kokës, dhembja e fytit dhe e muskujve, temperatura e lartë, vjellja dhe diarreja, ligështia, sukrepi në formë të djegies nga dielli, ulja e presionit të gjakut, dezorientimi, dështimi i veshkave.

Fatmirësisht, mundësia e shfaqjes së këtij çrregullimi serioz është shumë e vogël, posaçërisht në qoftë se tamponët përdoren në mënyrë të drejtë. Pikërisht për këtë shkak duhet shpesh t’i ndërroni, më së miri është në çdo tri orë.