Home Teknologji Internet Sipas analistëve shumë inovacione dështojnë në “Luginën e Vdekjes”

Sipas analistëve shumë inovacione dështojnë në “Luginën e Vdekjes”

Sipas analistëve shumë inovacione dështojnë nëMë shumë se katër nga pesë teknologji të zhvilluara globalisht asnjëherë nuk e arrijnë botën e komercialitetit për shkak të paaftësisë për të kaluar “Luginën e Vdekjes”-luginë virtuale që ndan kërkimin e aplikuar nga demostrimi teknologjik, sipas firmës analizuese Frost & Sullivan, transmeton pcworld

Zakonisht kjo ndodh për shkak se investitorët dhe biznesmenët dështojnë të kuptojnë potencialin e vërtetë të një platforme teknologjike dhe të vlerësojnë elementët e përfitimit nga risku i ndërmarrë.

Është e rëndësishme të vlerësojnë maturitetin e teknologjisë dhe masën e adoptimit apo mundësitë rreth sektorëve të ndryshëm të teknologjisë. Për të dal nga “Lugina e Vdekjes” investitorët duhet të fokusohen në potencialin afatgjatë të teknologjisë dhe vlerën e vërtetë që mund të sjellë, tha Ankit Shukla i Frost& Sullivan.

“Produktet inovative janë të ndryshme, ato nuk përputhen me standardet ekzistuese. Ndonjëherë të ardhurat nuk janë edhe aq të dukshme”, tha Shukla.”Aspekti më i rëndësishëm këtu është edukimi i përdoruesve fundorë dhe shoqërisë për përfitimet që produktet inovative teknologjike mund të sjellin”.

Front &Sullivan ka identifikuar 50 teknologjitë inovative më interesante në botë, gjithashtu dhe disa mundësi që dalin nga kombinimi i këtyre teknologjive.

Një shembull i mundësive të kombinuara është realiteti i zgjeruar për parashikimet e lëvizshme të monitorimeve të pacientëve. Kjo do të sjellë së bashku teknologjitë ICT, Cloud Computing, etj.

Frost & Sullivan pretendon se kombinimi i ICT dhe teknologjive të sensorëve mund të ofrojë mjete menaxhimi të sëmundjeve të personalizuara dhe mund të ndihmojë në parashikimin e simptomave, sëmundjeve kronike dhe kushtet akute episodike.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushtrimet ua zgjasin jetën

Ushtrimi është i njohur për të përmirësuar shëndetin, por kërkimet e reja zbulojnë se thjesht duke shtuar më shumë lëvizje gjatë gjithë ditës, në të vërtetë mund të ndihmojnë njerëzit të jetojnë më gjatë, transmeton Gazeta Express. Ata që kërkojnë të përmirësojnë shëndetin e tyre në përgjithësi shpesh shkojnë në palestër – ose, në vend të kësaj, kapërcejnë ushtrimin krejtësisht. Shkencëtarët...