Sipas një studimi mendimet negative e përmirësojnë kujtesën

Studiuesit australianë kanë deklaruar se disponimi i keq nëSipas një studimi mendimet negative e përmirësojnë kujtesën të vërtetë mund të ndikojë pozitivisht tek njerëzit,sepse mendimet negative e përmirësojnë kujtesën,e forcojnë aftësinë e gjykimit të të tjerëve dhe na bëjnë më pak naivë.

Studimi, të cilin e ka udhëhequr psikologu Xhozef Forgas nga universiteti Uellsi i Ri Jugor, ka treguar se njerëzit me disponim negativ janë më kritikë dhe se më shumë kujdesen për mjedisin dhe personat e tjerë.

Njerëzit me disponim të mirë janë më të dhënë pas të besuarit në gjithçka që dëgjojnë.

“Derisa disponimi pozitiv e forcon kreativitetin, fleksibilitetin dhe bashkëpunimin, disponimi negativ nxit të menduarit e hollësishëm dhe vëmendjen ndaj botës së jashtme”, thotë Forgas.

“Studimi ynë ka treguar se pikëllimi nxit strategji të procedimit të informatave, që janë më të përshtatshme me situatat e vështira”, shton Forgas.

Studimi gjithashtu ka treguar se njerëzit me disponim të keq janë më pak të dhënë pas marrjes së vendimeve të shpejta të bazuara në paragjykime racore apo fetare dhe janë më pak të prirë ndaj gabimeve kur nga ata kërkohet që të rikonstruktojnë ndonjë ngjarje për të cilën kanë qenë dëshmitarë.

KËSHILLA TË NGJASHME