Home Shëndetësi Sipas shkencës dhimbjet menstruale janë po aq të rrezikshme sa ataku kardiak

Sipas shkencës dhimbjet menstruale janë po aq të rrezikshme sa ataku kardiak

Dhimbjet menstruale janë po aq të rrezikshme dhe të dëmshme sa një atak kardiak. Ky ka qenë përfundimi i një studimi shkencor nga University College në Londër.

Nëse meshkujve u bën efekt një medikament për dhimbjet abdominal për 49 minuta, femrat kërkojnë 65 minuta kohë të qetësohen.

Ndonëse mendohet se femrat e teprojnë me dhimbjet dhe e dramatizojnë gjëndjen për shkak të stereotipeve seksiste John Guillebaud, profesor i shëndetit riprodhues në University College London, zbuloi se dhimbjet e periodave mund të jenë aq të dëmshme sa një atak në zemër.

Është e pabesueshme sa pak ekspertë e specialistë angazhohen në të tilla studime! Ndonëse vitet e fundit janë bërë shumë fushta në mediat sociale rreth kësaj çështjeje, ende nuk është përhapur në diskursin mjekësor. Mosnjohja e shkakut të këtyre dhimbjeve është jo pak shqetësuese në të gjithë mjekësinë.

Nëse nuk e dinit fjala histerike rrjedh nga hystericus, që do të thotë ‘e mitrës’. Pra histerizmat siç shprehen disa e kane gjenezen nga dhimbjet menstruale dhe kjo eshte vertetuar shkencerisht. /Living

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ushqimet më të mira kundër celulitit

Celuliti është akumulimi i tepërt dhe i parregullt i yndyrës nën lëkurë. Ai formohet në këmbë dhe merr dukjen si lëvozhgë portokalli. Celuliti është një problem që i intereson pjesës më të madhe të grave, që më shumë se sa nga shëndoshja e trupit, varet shumë nga stili i jetës dhe nga ushqimet që konsumojmë. Lajmi i mirë është që...