Home Shëndetësi Sistemi imunitar ndikon mbi kujtesen

Sistemi imunitar ndikon mbi kujtesen

Aktiviteti i sistemit imunitar ndikon në kujtesë dhe funksionet e tjera njohëse.

Kështu ka rezultuar nga një studim i Universitetit të Exter, i publikuar në revistën “Rejuvenation Research”. Në studim janë marrë rastet e 700 personave që jetonin në Itali dhe SHBA.

Nga analizimi i kujtesës dhe funksioneve të tjera njohëse, studiuesit kanë arritur të zbulojnë se gjeni CCR2, i njohur si biomarkues i sistemit imunitar, lidhet me kujtesën.

Sipas studiuesve, zbulimi tregon se sistemi imunitar është i lidhur me ndryshimin e pllakëzave beta-amiloidi, që janë shkaqet kryesore të sëmundjes së Alzheimer .

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...