Home Këshilla të ndryshme Skleroza multiple

Skleroza multiple

Shkencëtarët theksojnë se simptomat e sklerozës miltiple (MS) forcohen gjatë kohës së ngrohtë.

Skanimi i trurit të pacientëve të sëmurë prej sklerozës multiple në krahasim me kushtet klimaterike kishin treguar nivel më të lartë të aktivitetit të tyre në pranverë dhe verë.

“Hulumtimet tregojnë se moti i ngrohtë rrit aktivitetin e sëmundjes te personat me sklerozë multiple, por ky është hulumtimi i parë që tregon lidhjen e mundshme ndërmjet motit të ngrohtë, dijes, aftësive apo të menduarit te këta persona”, thekson njëri nga autorët e studimit, dr. Viktoria Levit, nga fondacioni Kesler në Nju Xhersi.

Për studim ishin përdorur 40 vullnetarë që vuanin nga MS-ja dhe 40 vullnetarë të tjerë pa MS.

“Jo vetëm se ishin gjetur më shumë lezione gjatë pranverës dhe verës, por ky studim ka treguar se koha e ngrohtë dhe rrezet e diellit ndërlidhen me rritjen e aktivitetit të sëmundjes”, tha dr. Dominik Meier.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...