Home Shëndetësi Skleroza mund të kuptohet 10 vjet para, ja cila është shenja e...

Skleroza mund të kuptohet 10 vjet para, ja cila është shenja e parë dalluese

5Humbja e shqisës së nuhatjes është një prej shenjave të para të sklerozës; ky është përfundimi i një studimi të Spitalit të Përgjithshëm të Massachusetts-it. Pas analizimit të 183 pacientëve, u vu re se ata që ishin në fazat e para të sëmundjes, e kishin të vështirë të ndjenin aromat.

Pra, sipas këtij vëshgimi, humbja e kujtesës nuk është shenja e parë që shfaqet. Sipas drejtuesit të kërkimit, Dr. Mark Albert, humbja e shqisës së nuhatjes mund të vihet re një dekadë përpara se të shfaqen simptomat më të rënda të sëmundjes.

Pacientëve iu kërkua të nuhasnin 10 lloj aromash: mente, karafil, lëkurë, luleshtrydhe, jargavan, ananas, tym, sapun, rrush dhe limon. Pasi nuhatën secilën për dy sekonda, u pyetën nëse u dukej e njohur aroma, duke zgjedhur mes katër mundësive të dhëna.

Duke marrë parasysh rezultatet e pyetësorit, mjekët arritën të identifikonin në shumicën e rasteve pacientët me shenja të hershme të sklerozës. Pas kryerjes edhe të grafive, u vërtetua se ata që shfaqnin mangësi në nuhatje, ishin të prirur ose vuanin nga skleroza.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...