Home Këshilla të ndryshme Smoothie me tranguj, pija që të freskon dhe të hidraton!

Smoothie me tranguj, pija që të freskon dhe të hidraton!

I pasur me vitamina dhe minerale, ky lëng është vërtetë i shëndetshëm për secilin pjesëtar të familjes, veçanërisht për ata që kanë disa kilogramë më tepër dhe duan t’i eliminojnë.

Mund ta përdorni për tu freskuar apo edhe për të qëndruar gjatë gjithë ditës i hidratuar. Ndiqni hapat e përgatitjes dhe mos e lini pa provuar, shkruan shije.al

Përbërësit:
1 mollë jeshile
1 grusht spinaq
1 kastravec e gjysmë
xhinxher
20 gr bajame dhe arra të shtypura mirë
Përgatitja:
Fillimisht mollën, spinaqin dhe kastravecin e larë dhe të prerë në copa të vogla vendoseni në një blender.
Shtoni më pas xhinxherin e freskët dhe masën që u përftua hidheni në një gotë të madhe.
Dekorojeni atë me bajame dhe arra të grira (në mungesë të bajameve përdorni vetëm arra dhe e anasjellta).
Është e rëndësishme që ta pini menjëherë në mënyrë që lëngu të mos humbasë vlerat e tij ushqyese.

 

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...