Speci i kuq i djegës ndimon në shkrirjen e kilogramëve

Në këtë janë bindur Jennifer Lopez, Brad Pitt dhe Britney Spears, të cilët përdorin tabletat Capsiplex, të prodhuara me bazë të specit djegës dhe pjeprit.

Tabletat Capsiplex përshpejtojnë metabolizmin, që do të thotë se personat të cilët i marrin ato më shpejt humbin kilogramët.

Hulumtimi i realizuar nga shkencëtarët pranë Universitetit të Oklahomas, ka treguar se personat e rritur të cilët shfrytëzojnë këto tableta humbin 278 kalori më shumë, se ata të cilët kanë përdorur placebo.

Kështu, një tabletë e tillë shpenzon kalori të ngjashme sikurse ecja 80-minutëshe, apo ‘jogging’ (ecja e shpejtë) për 25 minuta.