Sperma nga lëkura e njeriut

Arsye të posaçme për t’ju gëzuar këtij zbulimi kanë meshkujt, të cilët kanë vuajtur nga kanceri në testise, sepse në këtë mënyrë do t’ia dalin të prodhojnë pasardhës.

Meshkujt të cilët kishin probleme me spermë, tashmë mund të marrin frymë më lehtë falë zbulimit të shkencëtarëve amerikanë nga universiteti i Pitsburgut.

Në fakt këta shkencëtarë ia dolën që të krijojnë spermë nga indi njerëzor, më saktë nga qelizat e lëkurës.

Çfarë bënë më saktësisht shkencëtarët? Ata me ndihmën e disa kemikaleve të caktuara ia dolën që qelizave të lëkurës t’ua kthejnë orën biologjike dhe i shndërruan në qeliza që mund të rregullohen si qeliza amë.

Më pas, qelizave të sapoformuara u kishin dhënë përbërës ushqimorë për t’u zhvilluar në fazën e parë të spermës së një mashkulli të rritur. Me përdorimin e lëkurës për këto nevoja, secili mashkull do të jetë i sigurt se sperma do të ketë gjenet e tija.

“Mendoj se gjatë studimit ishim në gjendje ta deshifrojmë fazën më të rëndësishme të zhvillimit të spermës”,theksoi udhëheqësi i këtij ekipi shkencëtarësh dr. Çarls Eshli.