Home Këshilla të ndryshme Spitalet e SHBA-së kanë zbuluar simptomë të re të koronavirusit

Spitalet e SHBA-së kanë zbuluar simptomë të re të koronavirusit

Sipas fjalëve të drejtorit të Shëndetit Publik të Vorcheshterit, Michael Hirsch, spitalet kanë filluar të zbulojnë simptomën e re te personat të cilët janë testuar pozitivisht me koronavirus

– Atë që kemi vërejtur është që pacientët tanë nuk vijnë me aq shumë probleme respiratore, por me probleme me stomakun – ka thënë Hirch.

Siç shpjegon drejtori i Shëndetit publik, dhembja në stomak është rezultat te pacientët te të cilët zhvillohet pneumonia në skajin e poshtëm të mushkërive.

Nëse skajet e poshtme përflaken, irritimi në diafragmë shkakton dhembje në stomak.

– Sa më shumë që do ta njohim këtë sëmundje do t’i shohim edhe manifestimet e saj të cilat nuk i përgjigjen pasqyrës klasike të kollës së thatë dhe temperaturës – shton Hirsch.

– Pikërisht do t’i shohim manifestimet e tjera – thotë Hirsch dhe shton që shumica e pacientëve të cilët kanë pasur dhembje në stomak nuk kanë pasur fare simptoma respiratore.

Kryesisht pacientët e moshës së re kanë pasur dhembje në stomak, ndërsa ata të moshuar kanë pasur simptoma respiratore.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...