Home Këshilla të ndryshme Stimulojeni rritjen e flokut me këtë ilaç natyral

Stimulojeni rritjen e flokut me këtë ilaç natyral

Stimulojeni rritjen e flokut me këtë ilaç natyralVarësisht nëse keni flokë të thatë apo të yndyrshëm, në mënyrë që të stimuloni rritjen e flokut, duhet ta aplikoni këtë ilaç natyral, në majat e flokut apo ta aplikoni në rrënjën e kokës.

A jeni ndier ndonjëherë se floku po ju rritet ngadalë apo është dobësuar? Ne ju sugjerojmë një preparat natyral që stimulon rritjen e flokut nga rrënjët, transmeton gazeta Kosova Sot.

PËR TA PËRGATITUR KËTË ILAÇ NATYRAL JU NEVOJITEN KËTA PËRBËRËS:

Tri lugë të mëdha vaj kokosi virgjrin (45 gramë); 5 pika vaj esencial të mentës; 2 lugë plot me kanellë pluhur.

VAJRAT QË STIMULOJNË RRITJEN E FLOKUT

Vaji i kokosit është shumë i pasur me vitamina dhe me minerale, përfshirë këtu magnez, bakër dhe selen. Përfshihen shumë antioksidues natyralë që e përbëjnë këtë ilaç natyra për shëndetin, bukurinë, si për flokë po ashtu edhe për lëkurën. Edhe pse është vaj, që frikëson njerëzit me flokun e yndyrshëm, vaji ka efekt stabilizues, nëse e përdorni rregullisht.

KANELLA STIMULON RRITJEN E FLOKUT

Kanella, sikurse dhe menta, përmban veti stimuluese që përmirëson qarkullimin e gjakut në folikulat e flokut. Po ashtu ka veti të hatashme që parandalon humbjen e flokut. Nëse kanellën e përdorni rregullisht, kjo reflekton në flokun tuaj, madje edhe flokun e errët, duke e bërë më me shumë shkëlqim. Për këtë ilaç përdorni kanellën pluhur.

SI TA PËRGATISNI ILAÇIN

I përzieni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë. Duhet të aplikoni vajin e kokosit që është më i ngrohtë se sa 24 gradë celsius. Kështu shkrihet dhe mund të përzihet lehtë me përbërësit e tjerë.

SI TA APLIKONI

Ndani flokun nëpër seksione dhe aplikoni ilaçin natyral në gjithë lëkurën e kokës. Me kujdes bëni masazh me gishtërinjtë tuaj kështu që të depërtojë thellë në lëkurë; Nëse keni flok normalë të thatë, këtë ilaç natyral mund ta aplikoni edhe në pjesën tjetër të flokut. Nëse keni flokë të yndyrshëm, thjesht ilaçin e aplikoni në rrënjën e flokut; Mbuloni kokën me një qese plastike dhe me një peshqir të pastër, në mënyrë që ta mbani të ngrohtë; Aplikojeni këtë ilaç pak para se të shkoni në shtrat, në mënyrë që të ketë efekt së paku për gjashtë orë; Më pas flokun e shpëlani me shampo; Këtë metodë për të stimuluar rritjen e flokut në mënyrë natyrale duhet ta aplikoni dy herë në javë, brenda një muaji.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...