Home Këshilla të ndryshme Stomak i rrafshët vetëm për shtatë ditë

Stomak i rrafshët vetëm për shtatë ditë

A do dëshironit që për një javë t’i hiqni shtresat e grumbulluara dhjamore përreth stomakut?

Nëse nuk kemi të bëjmë me shtresa të mëdha, rezultatet mund t’i vëreni edhe në një afat më të shkurtër.

Me rëndësi është të filloni dhe t’i përmbaheni planit të ushtrimeve dhe ushqimit. Me një ushqim të rregullt dhe me ushtrime, për një javë është e mundur të arrini te qëllimi i dëshiruar. Ju sjellim disa këshilla të arta, të cilat do të ju ndihmojnë në këtë drejtim:

 

1. Kardio-treningu

Edhe pse ushtrimet e stomakut i forcojnë muskujt, ushtrimet e forta nuk mjaftojnë për një stomak të rrafshët. Është e nevojshme të aplikohen edhe kardio-ushtrimet. Kardio-ushtrimet e përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe ndihmojnë në humbjen e shtresave dhjamore. Së paku një orë merruni me trening aktiv, si vrapimi, ecja e shpejtë dhe notimi.

 

2. Ushtrimet për kondicion

Pas kardio-ushtrimeve pasojnë ushtrimet për të fituar në forcë, si pompat, ushtrimet për duar dhe për kyçe. Të gjitha këto ushtrime do të ju ndihmojnë në forcimin e muskujve të stomakut.

 

3. Më pak karbohidrate

Nëse ia dilni ta zvogëloni konsumimin e karbohidrateve, e keni zvogëluar edhe konsumin e kalorive dhe sheqerit, të cilat shndërrohen në shtresa dhjamore. Nga mënyra e të ushqyerit, në përgjithësi, përjashtojeni ushqimin e shpejtë dhe të yndyrshëm, e po ashtu konsumoni sa më shumë pemë dhe perime, si dhe ushqim të pasur me fibra.

 

4. Ushqimi i pasur me proteina

Ushqimi i varfër me proteina është njëri nga fajtorët që ju bën të shtoni në peshë. Për çdo ditë konsumoni sa më shumë pemë dhe perime, si dhe drithëra. Në këtë mënyrë e ulni niveli e kolesterolit në gjak dhe e ndihmoni trupin tuaj të humbë në peshë.

 

5. Shujta të shpeshta

dhe të vogla

Gjatë ditës konsumoni më shpesh, por porcionet të jetë më të vogla se zakonisht, ngase në këtë mënyrë do ta parandaloni ushqimin e tepërt në fund të ditës. Kështu do të keni më shumë energji, të cilën do ta shpenzoni gjatë gjithë ditës.

 

6. Konsumoni mjaftueshëm ujë

Për një humbje të shpejtë e të shëndetshme të kilogramëve është e nevojshme të konsumoni sa më shumë ujë të thjeshtë, në mënyrë që organizmi të pastrohet nga helmet, si dhe të parandalohet fryrja.

 

7. Zvogëlojeni stresin

Hormoni kortizol, që është kryesori në shfaqjen e stresit, po ashtu e shton oreksin dhe mu për këtë arsye dhjami grumbullohet përreth belit dhe te stomaku. Në ushtrimet trupore aplikoni edhe jogën, në mënyrë që ta zvogëloni stresin.

 

8. Kujdes si e mbani trupin

Mbajeni shpinën drejt, kështu do ta përmirësoni qëndrimin e drejtë. Po ashtu, stili i shëndetshëm i jetës, që nuk përfshin shprehitë jo të shëndetshme, si konsumimi i duhanit dhe i pijeve alkoolike, ndihmon që sa më shpejt ta arrini qëllimin e duhur, një stomak të fortë e të rrafshët.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...