Home Udhëtim & Turizëm Stres nga përfundimi i pushimeve?! Ç'ndodh në të vërtetë

Stres nga përfundimi i pushimeve?! Ç’ndodh në të vërtetë

Për shumicën e njerëzve pushimet kanë përfunduar dhe ka nisur aktiviteti normal i jetës, ku pjesën qendrore e zë puna.

Shumica e atyre personave që sapo janë kthyer nga pushimet shprehen se ndihen të stresuar dhe kanë nostalgji për plazhin…por çfarë thonë psikologët lidhur me këtë çështje.

Sipas Adolfo Petiziol, President i Shoqatës Europiane të Psikologjisë thuhet se, “Pas kthimit nga pushimet nuk duhet ta ushqeni veten me ide të mbrapshta dhe të këqija, pasi nuk është e vërtetë që jeni të stresuar është thjesht një shpikje e juaja pasi do donit pushime më të gjata”.

Sipas tij kapërcimi i kësaj faze është përmes rikthimit aktiv në jetën normale dhe ndryshimi i mënyrës së parjes së gjërave.

“Duhet të ndiheni fatlum që keni bërë pushime në kohët që po kalojmë, mendoni se ka nga ata që nuk kanë bërë fare pushime. Aktiviteti fizik është një tjetër mënyrë për të hequr mendjen, mjafton të dilni dhe një vrap i lehtë do iu bënte mirë”, shprehet Petiziol, citon noa.al.

Një mënyrë tjetër që rekomandon psikologu është shmangia e izolimit dhe dalja me miqtë me të cilët ndiheni vërtetë mirë.

Ai thekson se organizmi dhe mendja njerëzore janë plotësisht në gjendje për tu përshtatur me ndryshimet, pasi truri është i vetëdijshëm se pushimet janë të shkurtra, ndaj stresi është thjesht nj shpikje e mendjeve dembele.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...