Stresi e shkatërron shëndetin

Kur jemi me stres, lehtë “i marrim” ftohjet, virozat, madje edhe sëmundjet serioze. Këtë të vërtetë të njohur shkencëtarët tani mund edhe ta shpjegojnë.

Të gjithë e dimë se si mund të na lodhë stresi, ndërsa shkencëtarët së fundi konsiderojnë që këtë mund edhe ta shpjegojnë. Studimi i ri tregon se si stresi afatgjatë e lodh sistemin e imunitetit, duke rritur rrezikun nga ftohja dhe virozat.

Procesi i njëjtë po ashtu mund të shpjegojë rolin e ngjarjeve traumatike në rritjen e rrezikut nga sëmundjet e zemrës dhe depresioni. Shkencëtarët amerikanë kanë testuar 176 meshkuj dhe femra për fazat e rënda, nëpër të cilat kanë kaluar në 12 vitet e fundit. Pastaj në hundën e tyre kanë vendosur virusin, i cili shkakton virozë të lehtë dhe kanë kontrolluar nëse janë sëmurë. Ata që ishin me stres do të sëmureshin dy herë më shpesh.

Testi ka treguar që sistemi i tyre i imunitetit është bërë më pak aktiv duke iu falënderuar kortizolit, hormonit të stresit, i cili dobëson imunitetin.