Jeni gjithmonë të tensionuar dhe nervozë? Stresi që akumuloni përmes kësaj gjendje, mund të nxisë rritjen e tumoreve në trupin tuaj, edhe pse mekanizmi nuk është ende i qartë sesi ndodh një gjë e tillë.
Hipoteza më e mundshme është se pas kësaj fshihen hormonet, sipas një studimi të ri të udhëhequr nga hulumtuesit në universitetin e Teksasit dhe qendra e Kancerit “MD Anderson Cancer Center” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tyre, janë hormonet adrenalinë dhe noradrenalinë të cilët përfshihen në progresionin e kancerit në pacientët që e kanë atë.
Dr. Anil Sood dhe kolegët e saj, besojnë se krijimi i një lidhje midis hormoneve të stresit dhe rritjes së tumorit është shumë e rëndësishme për të ndihmuar njerëzit me kancer sepse këto hormone mund të përdoren si tregues i një situate të rrezikshme që krijohet në trup.
Efekti i hormoneve, në këtë rast shërben për të mbrojtur qelizat e kancerit nga e ashtuquajtura “vdekje e programuar qelizore”, të cilat duke i ikur këtij procesi, mund të përhapen në trup dhe të prodhojnë metastazat, shoqëruar me rritjen e tumorit në masë.
Ky efekt është shoqëruar me aktivizimin e proteinës FAK.