Sëmundjet neurologjike shkaktohen nga çrregullime dhe shqetësime psikologjike por në disa raste edhe nervore.
Disa nga këto sëmundje neurologjike janë më të shpeshta me fillimin e stinës së nxehtë por nuk mungojnë edhe rastet të cilat shfaqen vetëm në kohën e lagësht ose në stinën e ftohtë.
Sëmundjet neurologjike janë më shpeshta me fillimin e stinës së nxehtë dhe në varësi të kësaj edhe shqetësimet e pacientëve shtohen. Kohët e fundit është vënë re një shtim i vizitave ose urgjencave, të cilat i përkasin më tepër sëmundjeve të Epilepsisë , hemorragji cerebrale por edhe sëmundje të tjera të cilat kanë të bëjnë me sëmundjet neurologjike kanceroze.
Me fillimin e stinës së nxehtë edhe shqetësimet dhe rreziku është më i madh. Këto shqetësime këto kohët e fundit janë më të shpeshta tek moshat e reja por nuk mund të veçojmë edhe moshat e vogla, por kategoria më e prekur është grupmosha e parë. Një nga faktorët më të rëndësishëm që është shkaktar i kësaj sëmundjeje është edhe stresi dhe sipas specialistëve nga studimet më të fundit ky është faktori për të cilin nuk mund të ketë një mjekim specifik, por vetëm trajtime më shumë psikologjike teknologjia e të cilave ende nuk ka arritur në vendin tonë. Stresi është një nga faktorët të cilët
Paraliza celebrale
Paraliza celebrale termi që përdoret për të përshkruar një grup çrregullimesh neurologjike që ndikojnë në aftësinë e trurit për të kontrolluar muskujt. Paraliza celebrale ndodh për shkak të dëmtimeve të trurit ose anomalive në zhvillimin e trurit para, gjatë ose pas lindjes. Ajo mund të variojë nga një shkallë e lehtë në një më të rëndë, dhe mund të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime te sjelljes.
Tipi spastik është zakonisht më i përhapuri dhe është i lidhur me kohën, ngrirje ose kontraktim të muskujve të trupit duke përfshirë këmbët ose duart. Akoma nuk dihet qartë çfarë e shkakton paralizën celebrale te një fëmijë, por numri i faktorëve dhe kushteve që mund të ndërhyjnë në zhvillimin e trurit mund të vihet re. Këta faktorë përfshijnë infeksionin e nënës dhe fëmijës gjatë shtatzënisë, mospërputhjen e gjakut faktori Rhezus, mungesa e oksigjenit dhe komplikacione të tjera gjatë lindjes dhe dëmtime të tjera ose infeksione të trurit.
Llojet e paralizave cerebrale
Ka një varietet tipesh dhe kombinimesh të paralizës celebrale. Ato zakonisht klasifikohen si spastike, athetoide, ose paraliza celebrale ataksike. Tipi ataksik çon në probleme ekuilibrimi të rëndësishme të cilat mund të ndikojnë në të ecurin dhe në koordinimin e lëvizjeve dhe veprimeve të ndryshme. Gjithashtu ka dhe kombinime të përziera të paralizës celebrale.
Pavarësisht nga tipi i paralizës celebrale që paraqitet ose grada e saj, si probleme të lindura, të rinjtë gjatë rritjes mund të vuajnë nga probleme emocionale për shkak të pengesave qe ai ose ajo përballon në shoqëri, në përpjekjet për të kaluar nga varësia nga të tjerët në vetëmjaftueshmëri. Shumë programe ndërhyrjeje përqendrohen në reduktimin ose zbulimin e simptomave ku përfshihet kirurgji ortopedike, profesionale, terapi fizike, terapi e të folurit ose e gjuhës, dhe neurokirurgji rastësore.