Home Këshilla të ndryshme Studim: Përdorimi i rrjeteve sociale shkakton zili

Studim: Përdorimi i rrjeteve sociale shkakton zili

7Sipas një studimi të fundit nga Universiteti i Kopenhagës, rezulton se përdorimi i tepruar i mediave sociale, mund të krijojë ndjenjën e zilisë.

Në artikullin e publikuar, thuhet se kjo veçanërisht ndikon negativisht edhe nëse nuk gjendeni në një lidhje me dikë tjetër, përcjellë Klan Kosova.

Studimi i bërë me më shumë se 1 mijë pjesëmarrës të cilët kryesisht ishin gra, thotë se përdorimi i rregullt i rrjeteve sociale të tilla siç Facebook, Instagram etj, mund të ndikojë negativisht në mirëqenien tuaj emocionale dhe ndikon negativisht në kënaqësinë tuaj me jetën që e zhvilloni.

Hulumtuesit kanë sugjeruar që ndonëse nuk mund të ndërprisni përdorimin e rrjeteve sociale, atëherë praktikoni një pushim pothuajse të gjatë kohor ndaj tyre.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Arsyet përse ju lotojnë sytë, zgjidhjet për secilin rast

Lotët janë të rëndësishëm për shëndetin e syve. Ato i lubrifikojnë ato, i ushqejnë dhe mbrojnë shëndetin e tyre. Lotët përbëhen nga uji, sekrecione të ndryshme, vajra yndyrorë dhe mbi 1,500 proteina të ndryshme. Shkarkimi i tyre nëpërmjet të qarës është shumë e shëndetshme për organizmin. Lotët prodhohen nga gjendrat sipër syve dhe nën qepalla. Një ndër funksionet e tjera...