Home Këshilla të ndryshme Studimi: Djelmoshat që përdorin kanabis janë 10 centimetra më të shkurtër se...

Studimi: Djelmoshat që përdorin kanabis janë 10 centimetra më të shkurtër se moshatarët që s’përdorin

Djelmoshat që thithin kanabis para pubertetit mund frenojnë rritjen e tyre për më shumë se 10 centimetra, sipas një studimi.

Hulumtuesit kanë gjetur se të rinjtë që kanë qenë të varur nga droga ishin shumë më të shkurtër se bashkëmoshatarët e vet që s’e kanë përdorur drogën, transmeton Express.

Ata po ashtu kanë zbuluar se përveç që se është kalim i kohës duke u relaksuar, përdorimi i drogës në fakt e bën trupin më të stresuar në termin afatgjatë.

“Përdorimi i marijuanes mund të nxit një kundërpërgjigje ndaj stresit e cila stimulon fillimin e pubertetit por e shuan nivelin e rritjes,” ka thënë lideri i studimit, Ayed Shakeel Raza Rizvi, nga Universiteti i Bujqësisë “Rawalpindi” në Pakistan.

Shkencëtarët në këtë universitet i kanë studiuar nivelet e hormoneve të caktuara të përfshira në rritjen dhe pubertetin në gjakun e 220 jo përdoruesve dhe 217 përdoruesve të kanabisit.

Nivelet e hormoneve të lidhura me pubertetin siç janë testosteronet dhe hormonet luteinising (LH) janë rritur në përdoruesit e kanabisit. Ndërsa, nivelet e hormoneve të rritjes ishin ulur.

Po ashtu, studimi ka gjetur se djelmoshat që nuk e përdorin kanabisin peshojnë mesatarisht katër kilogramë më shumë dhe janë 10 centimetra më të gjatë deri kah mosha 20- vjeçare se djelmoshat që e përdorin./Express/

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...