Home Shëndetësi Studimi i tmershëm për antibiotikët

Studimi i tmershëm për antibiotikët

Studimi i tmershëm për antibiotikëtMbase ka ardhur momenti që antibiotikët të zhduken nga qarkullimi.

Kostoja për blerjen e tyre është e madhe, por ajo që ajo që e bën situatën më të tmerrshme është se ato nuk kryejnë më asnjë efekt.

Një studim i paralajmëruar së fundi bën me dije se rezistenca ndaj antibiotikëve është rritur në një normë të tillë alarmante saqë ato rrezikojnë të humbasin në tërësi efektin, duke u shndërruar kështu në të rrezikshme për organizmin.

Megjithatë, në vijimësi antibiotikët kanë pasur efekte anësore. Sipas studimit, infeksionet që mund të vijnë nga antibiotikët mund të vrasin deri në 10 milionë njerëz në vit deri në vitin 2050, numër më i lartë se ç’vret kanceri aktualisht, paralajmërojnë autorët e raportit.

Infeksionet rezistente ndaj barnave mendohet se janë në rritje dhe shkak është mbi përdorimi i ilaçeve të tilla si antibiotikët dhe trajtimet kundër kërpudhave.

Një lloj sëmundjeje që vjen nga e ftohura e quajtur “superbugs”, nuk shërohet dhe përdorimi i antibiotikëve vetëm e “qetëson” atë përkohësisht.

Edhe në bujqësi përdorimi i antibiotikëve për të parandaluar infeksionet është rritur ndjeshëm, veçanërisht tek derrat dhe mishi i tyre që konsumohet nga njerëzit do të thotë gjithashtu edhe “konsumim” infeksionesh të lindura nga antibiotikët.

Në Mbretërinë e Bashkuar, 45 për qind e të gjithë antibiotikëve janë dhënë për bagëti.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Këto ushqime pengojnë gjumin normal

Ne e dimë që ushqime të caktuara që përmbajnë kafeinë ose sheqer mund të stimulojnë sistemin nervor, duke e bërë të vështirë gjumin. Por ka edhe ushqime që do të kenë efektin e kundërt. Mos harroni karbohidratet Ushqyerja që përfshin nxjerrjen e karbohidrateve mund të prishë ekuilibrin kimik të trupit dhe kështu të parandalojë gjumin e mirë. Në vend që t’i eliminoni...