Studimi: Thashethemet e bëjnë më efiçent vëndin e punës

thashetheme-300x187Thashethemet që bëhen në vendin e punës, janë konsideruar si shpërdorim kohe. Por në fakt ato duhet të inkurajohen sepse ndihmojnë në parandalimin e neglizhencës në punë dhe bëjnë më efiçent mjedisin ku punohet, ka thënë një studim i fundit. Studiuesit kanë gjetur se nëntë deri në dhjetë biseda në ditë janë thashetheme. Por sipas kërkimit këto thashetheme nuk janë domosdoshmërisht me qëllim të keq. Dhe madje edhe rreziku i thashethemeve mund të ndihmojë për t’i bërë presion personave me performancë të ulët në punë për të kontribuar, ka sugjeruar studimi. “Thashethemet shpesh janë parë si  një sjellje vetëshërbyese duke synuar manipulimin e të tjerëve dhe duke i influencuar ata në një rrugë jo të mirë”, ka thënë kërkuesja e studimit Dr. Bianca Beersma. Por rezultatet e këtij studimi tregojnë se thashethemet jo gjithmonë kanë një konotacion negativ. Ato i ndihmojnë njerëzit që të mbledhin dhe vlerësojnë informacion, të kënaqin veten  rtyre me të tjerët dhe të mbrojnë grupin. Thashethemet kanë fuqi të zhvillojnë një rol social të rëndësishëm.Të qënit social na  bën më të sigurt dhe na prezanton me mundësi për të ndarë burime të tilla si ushqim. “Psh një person i vetëm nuk mund të kapë një mamuth ose të luftojë me një ari, por një grup mund ta bëjë” shpjegoi studiuesja. Grupet zhvillojnë standarte të sjelljes dhe fuqia e fjalimit na ndihmon për të paralajmëruar njëri-tjetrin nga ato thashetheme që mund të jenë negative. Më shumë se 220 studentë u pyetën për të përshkruar herën e fundit që ata kishin folur mbrapa krahëve, dhe më pas i`u kërkua që të plotësonin një formular për të treguar motivin pse e kishin bërë këtë. Dhe u gjet se mbledhja apo kontrollimi i informacionit ishin motivet kryesore që kishin bërë thashethem. Një studim i dytë përfshiu të njëjtit pjesëmarrës, të cilët u pyetën nëse ata do të bënin thashetheme në lidhje me dikë që i shmangej detyrave të punës të caktuara  nga një koleg apo mik. Njerëzit ishin më të predispozuar që të bënin thashethme për shmangien e detyrave të punës nga kolegët që i përkisnin të njëjtit grup se sa për njerëzit të cilët i përhapnin thashethemet miqëve. Dhe arsyeja kryesore ishte mbrotja e grupit të tyre. E nëse qëllimi i vetëm i të bërit thashethem është mbrotja e grupit, të bërit thashethem është më social dhe më pak imoral se situatat e tjera.