Home Shëndetësi Substancat kimike dhe fillimi i hershëm i menopauzës

Substancat kimike dhe fillimi i hershëm i menopauzës

Prania e PFC-së është caktuar se çon deri te zvogëlimi i nivelit të estradioleve në gjak, të cilat janë një lloj i hormonit estrogjen

Ekspozimi ndaj substancave të quajtura perfluorokarbonate (PFC) e që gjenden në ujë, dhe, bimë dhe shumë gjësende të tjera që gjenden në shtëpinë tonë, mund ta rrisin rrezikun nga paraqitja e parakohshme e menopauzës për 40%.

Shkencëtarët amerikanë nga “West Virginia University” shtojnë se këto substanca kimike, të testuara në kafshë laboratorike, tanimë është parë se lidhen me funksionin e gjëndrave me tajitje të brendshme.

Revista shkencore mjekësore “Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism” ka botuar rezultatet e mbledhura nga rreth 26.000 pjesëmarrëse në studim, sipas të cilave del se prania më e madhe e PFC-së në gjak te gratë e moshës nga 42 deri 64 vjet, lidhej me rritjen proporcionale të rrezikut për hyrjen më të hershme në menopauzë.

Prania e PFC-së është caktuar se çon deri te zvogëlimi i nivelit të estradioleve në gjak, të cilat janë një lloj i hormonit estrogjen.

Fillimi i parakohshëm i menopauzës rritë rrezikun për paraqitjen e sëmundjeve të zemrës dhe eshtrave, sikur që është psh osteoporoza.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Sallata marule, aleatja më e mirë për t’u dobësuar, lehtësuar stresin dhe për të fjetur 8 orë rresht

Është mbretëresha e sallatave, por është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i ushqyesve dhe ofron përfitime të shumta shëndetësore: kjo është arsyeja pse sallata marule nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj. Pavarësisht se konsumohet shpesh për dietë, sallata marule është në të vërtetë një ushqim me veti të shumta terapeutike. Sallata marule është në dispozicion gjatë gjithë vitit, me...