Substancat kimike shkaktojnë infertilitet

Një studim i ri paralajmëron se substancat kimike të cilat gjenden në një numër të madh produktesh për përdorim të përditshëm mund të kenë lidhshmëri me infertilitetin femëror.

Revista Human Reproduction njofton se këto substanca janë të pranishme në gjërat e zakonshme, siç janë ambalazhet për ushqim, teshat, qilimat dhe produktet për higjienën personale.

Hulumtuesit amerikanë kanë analizuar të dhënat e 1.240 femrave dhe kanë arritur të zbulojnë se femrat te të cilat është vërejtur nivel më i lartë i vetëm dy nga këto substanca, sulfonat perflorooktanoat (PFOA) dhe sulfonat perflorooktan (PFOS), kanë pasur nevojë për kohë më të gjatë për të mbetur shtatzënë, në krahasim me femrat të cilat kanë pasur nivel të ulët të këtyre substancave.

KËSHILLA TË NGJASHME