Home Ushqim Super-ananasi me 200% vitaminë C

Super-ananasi me 200% vitaminë C

Arrin super-ananasi me 200% vitaminë C më shumë se ato të zakonshëm, jo OMGJ dhe me shumë shije.

Ky është Giubileu, super-ananasi i krijuar nga një kërkim në Queensland Department of Innovation (Australi) drejtuar nga Garth Sanewski. Ekipi i Sanewski ka krijuar super-ananasin pa OMGJ, duke kryqëzuar pjalmin e dy ananaseve në nivel të lartë.

Krijuesi shpjegon: “Për të krijuar super-ananasin, nuk është pasur nevoja e modifikimit gjenetik. Është përdorur vetëm kryqëzimi midis dy varianteve më të mirë.

Rezultati është një produkt që i ofron përfitime konsumatorëve si: doza të larta të vitaminës C, 25 miligram të acidit askorbik (vitaminë mbretëreshë e antioksidantëve) për 100 mililitra lëng.

Për më tepër, shija është aq e mirë sa të krijon një lloj varësie pozitive”.

Sipas Sanewski, “Nëse e provon super-ananasin nuk i kthehesh më ananaseve të zakonshem”.

TË TJERA

Çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen e diabetit

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar. Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Periodontiti Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e...