Super lajm për gratë që vendosin të lindin pas moshës 30 vjeç

Super lajm për gratë që vendosin të lindin pas moshës 30 vjeçFëmijët ndryshojnë rregullat e lojës, pak rëndësi ka sa vjeç je kur i lind, por sipas shkencës, ka një moshë kur do ishte më mirë të ngeleshe shtatzënë nëse do që fëmija të jetë shumë i zgjuar ose i talentuar. Janë vitet që nisin me 30.

Studimi, i dalë nga London School of Economics, studioi zhvillimin e 18,000 fëmijëve britanikë në vitin e parë të jetës. Konkluzioni? Gratë që ishin bërë mama në të 30-at kishin zakonisht fëmijë më të zgjuar, bazuar në testet konjitive, krahasuar me gratë në të 20-at dhe 40-vjeçaret.

Ja pse: E para, mamatë 30 e ca vjeçare ka më shumë mundësi të jenë të arsimuara më mirë, të kenë rroga më të larta dhe të jenë në marrëdhënie më të konsoliduara. Ato gjithashtu janë më të kujdesshme për kujdesin para lindjes dhe planifikojnë shtatzënitë, sipas studiuesëve.

Kështu që vazhdo dhe ruaje këtë gur të çmuar në xhep që ta kesh kur mamaja të ankohet që pot ë ikën mosha. Ti po pret për një djalë ose vajzë më të zgjuar, thjesht kaq.