Home Teknologji Super Mario vjen edhe ne smartphone

Super Mario vjen edhe ne smartphone

Super Mario vjen edhe ne smartphoneBëhet fjalë për rikthimin e lojës së famshme Super Mario, që ka bërë për vete breza fëmijësh. Por nuk do të jetë njëlloj, sigurisht.

Së shpejti, smartphone-t dhe tabletat do të kenë një aplikacion të lojërave të reja në smartphone dhe tableta. Falë një aplikacioni specifik, shumë shpejt loja e famshme Mario do të jetë në versionin e përshtatshëm për inovacionet e fundit të teknologjisë.

Satoru Iwata, presidenti i kompanisë japoneze të videove me lojëra, në një deklaratë publike vetëm disa ditë më parë, ka folur për planet e afërta të Nintendo-s, kompania që do të sjellë shumë shpejt lojën me Super Mario në smartphone dhe tablet. Lajmi është përfolur prej disa kohësh, por tashmë është bërë zyrtar.

“Lojërat që do të ofrohen në këtë mënyrë do të jenë të përshtatshme për sistemin touchscreen të telefonave celularë dhe tabletave”,- tha Iwata. Ky është një lajm i mirë, sepse tani do të keni lojëra të projektuara posaçërisht për telefonin tuaj.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...