Home KURAN Surja El Kehf - Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

Surja El Kehf – Me shkronja latine dhe përkthim Shqip

I gjithë Kur’ani është mirësi dhe begati, pasiqë ai është fjalë e Allahut të madhërishëm i zbritur te Muhamedi a.s , ai mbetet mrekullia e përjetshme. Muhammedi a.s ka thënë: Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe u mëson atë të tjerëve’’.

Sureja El Kehf ka zbritur në Mekke, dhe është pjesë e pesë sureve që fillojnë me fjalën ‘’Elhamdu lil-lahi’’ , sikur suret‘’el Fatihah, El en’am, Sebe’, Fatir” të cilat fillojnë në të njejtën mënyrë.

Leximi i kësaj sureje ka mirësi të madhe, Muhammedi a.s ka thënë: “Kush e lexon suren el kehf, Allahu i bënë dritë nga këmbët e tij deri në lartësinë e qiellit”. “Kush i mëson dhjetë ajetet e pata të sures el kehf është i mbrojtur nga sprova e dexhallit”.

Bismil-lãhirr-rraḥmãnirr-rraḥĩm
Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
El hamdulil-lahi rabbil ‘alemin
Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave
1. EL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI ‘ENZELE ‘ALA ‘ABDIHIL-KITABE WE LEM JEXH’AL LLEHU ‘IWEXHA.
Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie.
2. KAJJIMÆN LIJUNDHIRE BE’SÆN SHEDIDÆN MIN LEDUNHU WE JUBESHSHIREL-MU’UMININEL-LEDHINE JA’MELUNE ES-SALIHATI ‘ENNE LEHUM ‘EXHRÆN HESENÆN
(ia shpalli) Të saktë (pa shmangie), pët t’ua tërhequr vërejtjen (atyre që nuk besojnë) ndaj një dënimi të rëndë prej Tij, e për t’i përgëzuar besimtarët që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë një shpërblim të mrekullueshëm.
3. MAKITHINE FIHI ‘EBEDÆN
Duke qenë në të përgjithmonë.
4. WE JUNDHIREL-LEDHINE KALU ETTEHADHEL-LAHU WELEDÆN.
Për t’ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se All-llahu ka fëmijë.
5. MMA LEHUM BIHI MIN ‘ILMIN WE LA LI’ABA’IHIM KEBURET KELIMETEN TEHRUXHU MIN ‘EFWAHIHIM ‘IN JEKULUNE ‘ILLA KEDHIBÆN.
Dhe për atë (fëmijë), as ata, e as të parët e tyre nuk kanë kurrfarë dijenie. Sa e madhe është ajo fjalë që del nga gojët e tyre, e ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtër.
6. FELE’ALLEKE BAHI’UN NEFSEKE ‘ALA ‘ATHARIHIM ‘IN LEM JU’UMINU BIHEDHAL-HEDITHI ‘ESEFÆN.
A thua ti do ta shkatërrosh veten nga hidhërimi pas tyre, nëse ata nuk i besojnë këtij ligjërimi (Kur’anit)?
7. ‘INNA XHE’ALNA MA ‘ALEL-’ERDI ZINETEN LEHA LINEBLUWEHUM ‘EJJUHUM ‘EHSENU ‘AMELÆN.
Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t’i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë.
8. WE ‘INNA LEXHA’ILUNE MA ‘ALEJHA SA’IDÆN XHURUZÆN.
Ne kemi për ta bërë gjithçka që është mbi të dhé pa bimë (shkatërrojmë çdo gjelbërim).
9. ‘EM HESIBTE ‘ENNE ‘ESHABEL-KEHFI WE ER-REKIMI KANU MIN ‘AJATINA ‘AXHEBÆN.
A mos mendove ti se ata të vendosurit e shpellës dhe Rekimit ishin nga mrekullitë Tona më të çuditshme?
10. ‘IDH ‘EWAL-FITJETU ‘ILAL-KEHFI FEKALU REBBENA ‘ATINA MIN LEDUNKE REHMETEN WE HEJJI’ LENA MIN ‘EMRINA RESHEDÆN.
Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: “O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!”
11. FEDEREBNA ‘ALA ‘ADHANIHIM FIL-KEHFI SININE ‘ADEDÆN.
Ne u vumë mbulojë mbi veshët e tyre (i vumë në gjumë) në shpellë për disa vite me radhë.
12. THUMME BE’ATHNAHUM LINA’LEME ‘EJJUL-HIZBEJNI ‘EHSA LIMA LEBITHU ‘EMEDÆN.
Pastaj ata i zgjuam (prej gjumit) për të parë se cili prej atyre dy grupeve është më preciz në njehsimin e kohës sa qëndruan gjatë.
13. NEHNU NEKUSSU ‘ALEJKE NEBE’EHUM BIL-HEKKI ‘INNEHUM FITJETUN ‘AMENU BIREBBIHIM WE ZIDNAHUM HUDEN.
Ne po të rrëfejmë saktë çështjen e tyre. Ata ishin disa djelmosha, kishin besuar Zotin e tyre, e Ne atyre edhe më ua shtuam bindjen.
14. WE REBETNA ‘ALA KULUBIHIM ‘IDH KAMU FEKALU REBBUNA REBBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI LEN NED’UWE MIN DUNIHI ‘ILEHÆN LEKAD KULNA ‘IDHÆN SHETETÆN.
Edhe i forcuam zemrat e tyre (i bëmë të qëndrueshëm) saqë kur u ngritën, thanë: “Zoti ynë është Zot i qiejve e i tokës, nuk adhurojmë ndonjë zot tjetër pos Tij”, pse atëherë do të thoshim diçka shumë mizore!
15. HA’UULA’ KAWMUNA ETTEHADHU MIN DUNIHI ‘ALIHETEN LEWLA JE’TUNE ‘ALEJHIM BISULTANIN BEJJININ FEMEN ‘EDHLEMU MIMMENI EFTERA ‘ALA ELLAHI KEDHIBÆN.
Këta, populli ynë ka besuar zota të tjerë pos Atij, pse pra nuk sjellin ndonjë argument të qartë për ata? A ka më mizor se ai që shpif gënjeshtër ndaj All-llahut?
16. WE ‘IDH A’TEZELTUMUHUM WE MA JA’BUDUNE ‘ILLALLAHE FE’WU ‘ILAL-KEHFI JENSHUR LEKUM REBBUKUM MIN REHMETIHI WE JUHEJJI’ LEKUM MIN ‘EMRIKUM MIRFEKÆN.
Derisa jeni izoluar prej tyre dhe prej asaj që adhurojnë ata, pos All-llahut, atëherë strehohuni në shpellë, e Zoti juaj ju dhuron nga mëshira e tij e gjerë dhe ju lehtëson në çështjen tuaj atë që është në dobinë tuaj.
17. WE TERA ESH-SHEMSE ‘IDHA TELE’AT TEZAWERU ‘AN KEHFIHIM DHATEL-JEMINI WE ‘IDHA GAREBET TEKRIDUHUM DHATE ESH-SHIMALI WE HUM FI FEXHWETIN MINHU DHALIKE MIN ‘AJATI ELLAHI MEN JEHDI ELLAHU FEHUWEL-MUHTEDI WE MEN JUDLIL FELEN TEXHIDE LEHU WELIJÆN MURSHIDÆN.
Dhe ti e shihje diellin, kur lindte bartej prej shpellës së tyre nga ana e djathtë, e kur perëndonte largohej nga ata nga ana e majtë, e ata ishin në një vend të gjerë të saj. Kjo ishte një nga argumentet e All-llahut. Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.
18. WE TEHSEBUHUM ‘EJKADHÆN WE HUM RUKUDUN WE NUKALLIBUHUM DHATEL-JEMINI WE DHATE ESH-SHIMALI WE KELBUHUM BASITUN DHIRA’AJHI BIL-WESIDI LEWI ETTELA’TE ‘ALEJHIM LEWELLEJTE MINHUM FIRARÆN WE LEMULI’TE MINHUM RU’BÆN.
Do të mendoje se ata janë të zgjuar, ndërsa ata ishin të fjetur, e Ne i rrotullonim herë në krahun e djathtë e herë në të majtin. Qeni i tyre i kishte shtrirë këmbët e para pranë hyrjes. Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre.
19. WE KEDHELIKE BE’ATHNAHUM LIJETESA’ELU BEJNEHUM KALE KA’ILUN MINHUM KEM LEBITHTUM KALU LEBITHNA JEWMÆN ‘EW BA’DE JEWMIN KALU REBBUKUM ‘A’LEMU BIMA LEBITHTUM FAB’ATHU ‘EHEDEKUM BIWERIKIKUM HEDHIHI ‘ILAL-MEDINETI FELJENDHUR ‘EJJUHA ‘EZKA TA’AMÆN FELJE’TIKUM BIRIZKIN MINHU WE LIETELETTEF WE LA JUSH’IRENNE BIKUM ‘EHEDÆN.
Ashtu (sikurse i vumë në gjumë) i zgjuam ata që të pyesin njëri-tjetrin (se sa kanë fjetur). Njëri prej tyre foli e tha: “Sa keni ndejur?” Ata thanë:”Kemi ndejur një ditë ose një pjesë të ditës!” Disa thanë: “Zoti juaj e di më së miri se sa keni ndejur, prandaj dërgojeni njërin prej jush me këtë argjend (monedhë argjendi) në qytet, e të zgjedhë ushqim më të mirë, e t’ua sjellë atë juve dhe le të ketë shumë kujdes e të mos i japë të kuptojë askujt për ju”.
20. ‘INNEHUM ‘IN JEDHHERU ‘ALEJKUM JERXHUMUKUM ‘EW JU’IDUKUM FI MILLETIHIM WE LEN TUFLIHU ‘IDHÆN ‘EBEDÆN.
Pse, nëse ata (të qytetit) kuptojnë për ju, do t’ju mbysin me gurë, ose do t’ju kthejnë në fenë e tyre, e atëherë kurrë nuk keni për të shpëtuar.
21. WE KEDHELIKE ‘A’THERNA ‘ALEJHIM LIJA’LEMU ‘ENNE WA’DEL-LAHI HEKKUN WE ‘ENNE ES-SA’ATE LA REJBE FIHA ‘IDH JETENAZA’UNE BEJNEHUM ‘EMREHUM FEKALU EBNU ‘ALEJHIM BUNJANÆN REBBUHUM ‘A’LEMU BIHIM KALEL-LEDHINE GALEBU ‘ALA ‘EMRIHIM LENETTEHIDHENNE ‘ALEJHIM MESXHIDÆN.
Dhe ashtu (sikurse i zgjuam nga gjumi) i zbuluam (t’i shohin njerëzit), e të kuptojnë se premtimi i All-llahut (për ringjallje) është i sigurt dhe se katastrofa e përgjithshme (kijameti) është e padyshimtë. (I zgjuam) Mu atëherë kur ata (populli) bisedonin për çështjen e tyre dhe thanë: “Ndërtojuni atyre një ndërtesë (të jetë shenjë). Zoti i tyre di më së miri për ta. E ata që ishin me shumicë thanë: “Do të ndërtojmë gjithqysh në hyrjen e tyre një xhami”.
22. SEJEKULUNE THELATHETUN RABI’UHUM KELBUHUM WE JEKULUNE HAMSETUN SADISUHUM KELBUHUM REXHMÆN BIL-GAJBI WE JEKULUNE SEB’ATUN WE THAMINUHUM KELBUHUM KUL RABBI ‘A’LEMU BI’IDDETIHIM MA JA’LEMUHUM ‘ILLA KALILUN FELA TUMARI FIHIM ‘ILLA MIRA’EN DHAHIRÆN WE LA TESTEFTI FIHIM MINHUM ‘EHEDÆN.
Ata (që bisedonin për këtë) do të thonë: “Ishin tre, i katërti i tyre ishte qeni i tyre, dhe thonë: “Ishin pesë, e qeni i tyre ishte i gjashti i tyre”, kjo ishte hamendje, po edhe thonë: “Ishin shtatë, e qeni i tyre ishte i teti!” Thuaj: “Zoti im di më së miri për numrin e tyre, përveç një pakice nuk di kush për ta, e ti (Muhammed) mos polemizo për numrin e tyre vetëm ashtu në tërësi, dhe askë mos pyet për ta”.
23. WE LA TEKULENNE LISHEJ’IN ‘INNI FA’ILUN DHALIKE GADÆN.
Dhe mos thuaj kurrsesi për ndonjë çështje: “Unë do ta bëj këtë nesër!”
24. ‘ILLA ‘EN JESHA’EL-LAHU WE EDHKUR REBBEKE ‘IDHA NESITE WE KUL ‘ASA ‘EN JEHDIJENI RABBI LI’KREBE MIN HADHA RESHEDÆN.
Vetëm (nëse i shton): “Në dashtë All-llahu!” E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: “Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)”.
25. WE LEBITHU FI KEHFIHIM THELATHE MIA’ETIN SININE WE EZDADU TIS’ÆN.
(dhe thonin) Ata qëndruan në shpellën e tyre treqind e nëntë vjet.
26. KULI ELLAHU ‘A’LEMU BIMA LEBITHU LEHU GAJBU ES-SEMAWATI WEL-’ERDI ‘EBSIR BIHI WE ‘ESMI’ MA LEHUM MIN DUNIHI MIN WE LIJIN WE LA JUSHRIKU FI HUKMIHI ‘EHEDÆN.
Thuaj: “All-llahu e di më së miri sa kanë ndejur, Atij i takon fshehtësia e qiejve dhe e tokës. Çfarë (i çuditshëm) është të pamurit e Tij dhe çfarë është të dëgjuarit e Tij! Pos Tij ata (njerëzit) nuk kanë ndihmëtarë. Në vendimin e Tij nuk mund t’i përzihet askush”.
27. WE ETLU MA ‘UHIJE ‘ILEJKE MIN KITABI RABBIKE LA MUBEDDILE LIKELIMATIHI WE LEN TEXHIDE MIN DUNIHI MULTEHEDÆN.
Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh strehim.
28. WE ESBIR NEFSEKE ME’AL-LEDHINE JED’UNE REBBEHUM BIL-GADÆTI WEL-’ASHIJI JURIDUNE WEXHHEHU WE LA TA’DU ‘AJNAKE ‘ANHUM TURIDU ZINETEL-HEJÆTI ED-DUNJA WE LA TUTI’ MEN ‘EGFELNA KALBEHU ‘AN DHIKRINA WE ETTEBE’A HEWAHU WE KANE ‘EMRUHU FURUTÆN.
Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.
29. WE KULIL-HEKKU MIN RABBIKUM FEMEN SHA’E FELJU’UMIN WE MEN SHA’E FELJEKFUR ‘INNA ‘A’TEDNA LILDHDHALIMINE NARÆN ‘EHATE BIHIM SURADIKUHA WE ‘IN JESTEGITHU JUGATHU BIMA’IN KALMUHLI JESHWIL-WUXHUHE BI’SE ESH-SHERABU WE SA’ET MURTEFEKÆN.
E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”.
30. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI ‘INNA LA NUDI’U ‘EXHRE MEN ‘EHSENE ‘AMELÆN.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, s’ka dyshim se Ne nuk i humbim shpërblimin atij që është bamirës.
31. ‘ULA’IKE LEHUM XHENNATU ‘ADNIN TEXHRI MIN TEHTIHIMUL-’ENHARU JUHELLEWNE FIHA MIN ‘ESAWIRE MIN DHEHEBIN WE JELBESUNE THIJABÆN HUDRÆN MIN SUNDUSIN WE ‘ISTEBREKIN MUTTEKI’INE FIHA ‘ALEL-’ERA’IKI NI’ME ETH-THEWABU WE HESUNET MURTEFEKÆN.
Të tillët e kanë vendin në xhennetin e Adnit, nën të cilin rrjedhin lumenj; e aty stolisen me rrathë të artë dore dhe ata veshin rroba të gjelbra prej mëndafshi të hollë e të trashë, janë mbështetur aty në shtretër. Sa shpërblim i mrekulleshëm është dhe sa vend i bukur është ai.
32. WE EDRIB LEHUM METHELÆN REXHULEJNI XHE’ALNA LI’HEDIHIMA XHENNETEJNI MIN ‘A’NABIN WE HEFEFNAHUMA BINEHLIN WE XHE’ALNA BEJNEHUMA ZER’ÆN.
E ti sillu atyre (që kërkuan t’i largosh varfanjakët) si shembul dy njerëz; njërit prej tyre i dhamë dy kopshte (vreshta) nga rrushi dhe ato i rrethuam me hurma, e në mes atyre dujave bimë të tjera.
33. KILTAL-XHENNETEJNI ‘ATET ‘UKULEHA WE LEM TEDHLIM MINHU SHEJ’ÆN WE FEXHXHERNA HILALEHUMA NEHERÆN.
Të dy kopshtet jepnin frutat e veta pa munguar prej tyre asgjë, e në mesin e tyre bëmë të rrjedhë një lumë.
34. WE KANE LEHU THEMERUN FEKALE LISAHIBIHI WE HUWE JUHAWIRUHU ‘ENA ‘EKTHERU MINKE MALÆN WE ‘E’AZZU NEFERÆN.
Ai kishte edhe pasuri tjetër. E ai atij shokut të vet (që ishte besimtar) i tha: – duke iu krenuar atij – “Unë kam pasuri më shumë se ti e, kam edhe krah më të fortë!”
35. WE DEHALE XHENNETEHU WE HUWE DHALIMUN LINEFSIHI KALE MA ‘EDHUNNU ‘EN TEBIDE HEDHIHI ‘EBEDÆN.
Dhe ai hyri në kopshtin e vet (e me besimtarin për dore), po duke qenë dëmtues i vetes (duke mos besuar dhe duke u krenuar) tha: “Unë nuk mendoj se zhduket kjo kurrë!”
36. WE MA ‘EDHUNNU ES-SA’ATE KA’IMETEN WE LE’IN RUDIDTU ‘ILA RABBI LE’EXHIDENNE HAJRÆN MINHA MUNKALEBÆN.
“Dhe nuk besoj se do të ndodhë kijameti, (dita e gjykimit), por nëse bëhet që të kthehem te Zoti im, pa dyshim do të gjej ardhmëri edhe më të mirë se kjo”.
37. KALE LEHU SAHIBUHU WE HUWE JUHAWIRUHU ‘EKEFERTE BIEL-LEDHI HALEKAKE MIN TURABIN THUMME MIN NUTFETIN THUMME SEWWAKE REXHULÆN.
Atij ai shoku i vet (besimtari) i tha – duke e polemizuar atë – “A e mohove Atë që të krijoi ty nga dheu, pastaj nga një pikë uji, pastaj të bëri njeri të plotë?”
38. LEKINNA HUWEL-LAHU RABBI WE LA ‘USHRIKU BIREBBI ‘EHEDÆN.
“Por për mua, Ai All-llahu është Zoti im, e Zotit tim unë nuk i bëj shok askë!”
39. WE LEWLA ‘IDH DEHALTE XHENNETEKE KULTE MA SHA’EL-LAHU LA KUWETE ‘ILLA BILLAHI ‘IN TERENI ‘ENA ‘EKALLE MINKE MALÆN WE WELEDÆN.
E pse ti kur hyre në kopshtin tënd nuk the: “Ma shaell llah, la kuvvete il-la bil-lah” – (All-llahu çka do, bëhet, s’ka fuqi pa ndihmën e Tij). Nëse ti më sheh mua se unë kam më pak prej teje edhe pasuri edhe fëmijë (krah më të dobët).
40. FE’ASA RABBI ‘EN JU’UTIJENI HAJRÆN MIN XHENNETIKE WE JURSILE ‘ALEJHA HUSBANÆN MINE ES-SEMA’I FETUSBIHE SA’IDÆN ZELEKÆN.
Po unë shpresoj se Zoti im do të më japë edhe më të mirë nga kopshti yt, e këtij tëndit t’i shkaktojë fatkeqësi nga qielli e të gdhijë tokë e lëmuar (e zhveshur).
41. ‘EW JUSBIHE MA’UUHA GAWRÆN FELEN TESTETI’A LEHU TELEBÆN.
Ose të gdhijë uji i saj i shterur, e ti kurrsesi nuk mund ta kërkosh atë!.
42. WE ‘UHITE BITHEMERIHI FE’ESBEHE JUKALLIBU KEFFEJHI ‘ALA MA ‘ENFEKA FIHA WE HIJE HAWIJETUN ‘ALA ‘URUSHIHA WE JEKULU JA LEJTENI LEM ‘USHRIK BIREBBI ‘EHEDÆN.
Dhe vërtet, u shkatërruan frutat e tij, e ai filloi të rrahë shuplakët për atë që kishte shpenzuar në të, e ajo ishte rrënuar në kulmet e saj dhe thoshte: “O i mjeri unë, të mos i kisha bërë Zotit tim askë shok!”
43. WE LEM TEKUN LEHU FI’ETUN JENSURUNEHU MIN DUNI ELLAHI WE MA KANE MUNTESIRÆN.
E nuk pati krah (grup), pëveç All-llahut të vërtetë që t’i ndihmojë atij dhe nuk mundi ta pengojë.
44. HUNALIKEL-WELAJETU LILLAHIL-HEKKI HUWE HAJRUN THEWABÆN WE HAJRUN ‘UKBÆN.
Në atë vend ndihma është vetëm e All-llahut të vërtetë. Ai është shpërblyesi më i mirë dhe te Ai është përfundimi më i mirë.
45. WE EDRIB LEHUM METHELEL-HEJÆTI ED-DUNJA KEMA’IN ‘ENZELNAHU MINE ES-SEMA’I FAHTELETE BIHI NEBATUL-’ERDI FE’ESBEHE HESHIMÆN TEDHRUHU ER-RIJAHU WE KANEL-LAHU ‘ALA KULLI SHEJ’IN MUKTEDIRÆN.
E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që është si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshtohet saqë përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send.
46. EL-MALU WEL-BENUNE ZINETUL-HEJÆTI ED-DUNJA WEL-BAKIJATU ES-SALIHATU HAJRUN ‘INDE RABBIKE THEWABÆN WE HAJRUN ‘EMELÆN.
Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote, kurse veprat e mira (fryti i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.
47. WE JEWME NUSEJJIRUL-XHIBALE WE TERAL-’ERDE BARIZETEN WE HESHERNAHUM FELEM NUGADIR MINHUM ‘EHEDÆN.
(Përkujto) Ditën kur Ne i shkulim kodrat, dhe tokën e sheh të sheshtë (të zbuluar) dhe Ne i tubojmë ata e nuk na mbetet asnjë prej tyre pa e tubuar.
48. WE ‘URIDU ‘ALA RABBIKE SEFFÆN LEKAD XHI’TUMUNA KEMA HALEKNAKUM ‘EWWELE MERRETIN BEL ZE’AMTUM ‘ELLEN NEXH’ALE LEKUM MEW’IDÆN.
Dhe ato do të prezentohen para Zotit tënd të rreshtuar (e u thuhet atyre): “Na erdhët ashtu, si ju krijuam juve herën e parë, por ju patët menduar se Ne nuk kemi caktuar për ju ringjallje”.
49. WE WUDI’AL-KITABU FETERAL-MUXHRIMINE MUSHFIKINE MIMMA FIHI WE JEKULUNE JA WEJLETENA MALI HADHAL-KITABI LA JUGADIRU SEGIRETEN WE LA KEBIRETEN ‘ILLA ‘EHSAHA WE WEXHEDU MA ‘AMILU HADIRÆN WE LA JEDHLIMU REBBUKE ‘EHEDÆN.
Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: “Të mjerët ne, ç’është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?”, dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme – prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt.
50. WE ‘IDH KULNA LILMELA’IKETI ESXHUDU LI’DEME FESEXHEDU ‘ILLA ‘IBLISE KANE MINEL-XHINNI FEFESEKA ‘AN ‘EMRI RABBIHI ‘EFETETTEHIDHUNEHU WE DHURRIJETEHU ‘EWLIJA’E MIN DUNI WE HUM LEKUM ‘ADUWUN BI’SE LILDHDHALIMINE BEDELÆN.
(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet”. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!
51. MA ‘ESH/HEDTUHUM HALKA ES-SEMAWATI WEL-’ERDI WE LA HALKA ‘ENFUSIHIM WE MA KUNTU MUTTEHIDHEL-MUDILLINE ‘ADUDÆN.
Unë nuk ua prezentova krijimin e qiejve e të tokës atyre që po i adhuroni e as krijimin e vetë atyre, e as nuk mora ndihmëtarë të humburit.
52. WE JEWME JEKULU NADU SHUREKA’IJEL-LEDHINE ZE’AMTUM FEDE’AWHUM FELEM JESTEXHIBU LEHUM WE XHE’ALNA BEJNEHUM MEWBIKÆN.
E ditën kur Ai thotë: “Thirrni ata, për të cilët menduat se janë bashkëpunëtorët e Mi!” I thërrasin, por ata nuk u përgjigjen (për ndihmë) atyre dhe ato lidhjet e tyre (në Dunja) Ne i zhdukim.
53. WE RE’AL-MUXHRIMUNE EN-NARE FEDHENNU ‘ENNEHUM MUWAKI’UHA WE LEM JEXHIDU ‘ANHA MESRIFÆN.
Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hidhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij.
54. WE LEKAD SERREFNA FI HADHAL-KUR’ANI LILNNASI MIN KULLI METHELIN WE KANEL-’INSANU ‘EKTHERE SHEJ’IN XHEDELÆN.
Në këtë Kur’an Ne shtruam çdo lloj shembulli për hir të njerëzve, po njeriu (jobesimtar) më shumë se çdo tjetër është kundërshtar.
55. WE MA MENE’A EN-NASE ‘EN JU’UMINU ‘IDH XHA’EHUMUL-HUDA WE JESTEGFIRU REBBEHUM ‘ILLA ‘EN TE’TIJEHUM SUNNETUL-’EWWELINE ‘EW JE’TIJEHUMUL-’ADHABU KUBULÆN.
Pasi që t’u ketë ardhur udhëzimi, njerëzit nuk i pengoi tjetër të besojnë dhe të kërkojnë falje prej Zotit të tyre, vetëm se presin t’u vijë edhe atyre fatkeqësia e popujve të mëparshëm ose t’u vijë atyre dënimi ballë për ballë.
56. WE MA NURSILUL-MURSELINE ‘ILLA MUBESHSHIRINE WE MUNDHIRINE WE JUXHADILUL-LEDHINE KEFERU BIL-BATILI LIJUDHIDU BIHIL-HEKKA WE ETTEHADHU ‘AJATI WE MA ‘UNDHIRU HUZUEN.
Ne nuk i dërgojmë ndrushe të dërguarit pos vetëm si përgëzues e qortues. E, megjithatë, ata që nuk besuan polemizojnë me të pavërtetën në mënyrë që me të, ta mbizotërojnë të vërtetën, dhe argumentet e Mia dhe atë me çka u qortuan i marrin për tallje.
57. WE MEN ‘EDHLEMU MIMMEN DHUKKIRE BI’AJATI RABBIHI FE’A’REDE ‘ANHA WE NESIJE MA KADDEMET JEDAHU ‘INNA XHE’ALNA ‘ALA KULUBIHIM ‘EKINNETEN ‘EN JEFKAHUHU WE FI ‘ADHANIHIM WEKRÆN WE ‘IN TED’UHUM ‘ILAL-HUDA FELEN JEHTEDU ‘IDHÆN ‘EBEDÆN.
Kush është më zullumqar se ai që është këshilluar me argumentet e Zotit të vet, e ua kthen shpinën atyre dhe harron atë që vetë e punoi? Ne kemi vënë mbi zemrat e tyre mbulesë në mënyrë që të mos e kuptojnë atë (Kur’anin), kurse në veshët e tyre shurdhim, andaj edhe nëse i thërret ti ata në rrugë të drejtë, ata si të tillë nuk do të udhëzohen kurrë.
58. WE REBBUKEL-GAFURU DHU ER-REHMETI LEW JU’UAHIDHUHUM BIMA KESEBU LE’AXHXHELE LEHUMUL-’ADHABE BEL LEHUM MEW’IDUN LEN JEXHIDU MIN DUNIHI MEW’ILÆN.
Zoti yt është që falë shumë dhe bën mëshirë të madhe, sikur t’i ndëshkonte ata për atë që kanë vepruar, do t’ua ngute atyre tash dënimin, por ata kanë momentin e caktuar, e pos Tij nuk do të gjejnë ata strehim.
59. WE TILKEL-KURA ‘EHLEKNAHUM LEMMA DHELEMU WE XHE’ALNA LIMEHLIKIHIM MEW’IDÆN.
Ato janë fshatra (vendbanime) që kur bënë zullum, Ne i shkatërruam dhe për shkatërrimin e tyre u patëm caktuar kohë të sakta.
60. WE ‘IDH KALE MUSA LIFETAHU LA ‘EBREHU HETTA ‘EBLUGA MEXHME’AL-BEHREJNI ‘EW ‘EMDIJE HUKUBÆN.
(përkujto) Kur Musai djaloshit që e shoqëronte i tha: “Nuk do të ndalem së ecuri deri ta arrij vendtakimin e dy deteve, ose do të udhëtoj një kohë të gjatë”.
61. FELEMMA BELEGA MEXHME’A BEJNIHIMA NESIJA HUTEHUMA FE ETTEHADHE SEBILEHU FIL-BEHRI SEREBÆN.
Kur arritën ata të dy vendtakimin e atyre deteve, e harruan peshkun e tyre, e ai (peshku) mori rrugën e vet si (strofull) në det.
62. FELEMMA XHAWEZA KALE LIFETAHU ‘ATINA GADA’ENA LEKAD LEKINA MIN SEFERINA HADHA NESEBÆN.
Pasi ata e kaluan atë vend, ai (Musai) i tha djaloshit: “Na jep sillën tonë (ushqimin), meqë nga ky udhëtim jemi lodhur”.
63. KALE ‘ERE’EJTE ‘IDH ‘EWEJNA ‘ILA ES-SEHRETI FE’INNI NESITUL-HUTE WE MA ‘ENSANIHU ‘ILLA ESH-SHEJTANU ‘EN ‘EDHKUREHU WE ETTEHADHE SEBILEHU FIL-BEHRI ‘AXHEBÆN.
Ai (djaloshi – Jushaë bin Nun) tha: “A e sheh!? Kur u strehuam te shkëmbi, unë e harrova peshkun dhe përveç djallit nuk më bëri kush të harrojë që të ta përkujtoj ty atë, dhe ai në mënyrë të çuditshme mori rrugën e tij për në det!”
64. KALE DHALIKE MA KUNNA NEBGI FARTEDDA ‘ALA ‘ATHARIHIMA KASESÆN.
Ai (Musai) tha: “Ai është (vendi) që ne po e kërkojmë!” Dhe u kthyen që të dy rrugës së tyre prej nga kishin ardhur.
65. FEWEXHEDA ‘ABDÆN MIN ‘IBADINA ‘ATEJNAHU REHMETEN MIN ‘INDINA WE ‘ALLEMNAHU MIN LEDUNNA ‘ILMÆN.
Dhe e gjetën një nga robtë Tanë, të cilit i kemi dhuruar mëshirë nga ana Jonë dhe e kemi mësuar me një dituri të posaçme nga Ne.
66. KALE LEHU MUSA HEL ‘ETTEBI’UKE ‘ALA ‘EN TU’ALLIMENI MIMMA ‘ULLIMTE RUSHDÆN.
Atij (Hidrit – njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: “A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?”
67. KALE ‘INNEKE LEN TESTETI’A MA’IJE SEBRÆN.
Ai (Hidri) tha: “Sigurisht, ti nuk do të mund të kesh durim me mua!”
68. WE KEJFE TESBIRU ‘ALA MA LEM TUHIT BIHI HUBRÆN.
“Si do të durosh për atë që nuk je i njoftuar?”
69. KALE SETEXHIDUNI ‘IN SHA’EL-LAHU SABIRÆN WE LA ‘A’SI LEKE ‘EMRÆN.
(Musai) Tha: “Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty për asgjë!”
70. KALE FE’INI ETTEBA’TENI FELA TES’ELNI ‘AN SHEJ’IN HETTA ‘UHDITHE LEKE MINHU DHIKRÆN.
Ai i tha: “Nëse më shoqëron ti mua, atëherë mos më pyet për asgjë, derisa unë vetë të të tregoj për të”.
71. FANTELEKA HETTA ‘IDHA REKIBA FI ES-SEFINETI HAREKAHA KALE ‘EHAREKTEHA LITUGRIKA ‘EHLEHA LEKAD XHI’TE SHEJ’ÆN ‘IMRÆN.
E ata të dy shkuan (duke ecur) deri kur hipën në anije, ai (i dishmi) e shqeu atë. Ai (Musai) tha: “A e shqeve që t’i fundosësh udhëtarët e saj, vërtet bëre një punë të hatashme?”
72. KALE ‘ELEM ‘EKUL ‘INNEKE LEN TESTETI’A MA’IJE SEBRÆN.
Tha: “A nuk të thashë se nuk do të mund të kesh durim me mua?”
73. KALE LA TU’UAHIDHNI BIMA NESITU WE LA TURHIKNI MIN ‘EMRI ‘USRÆN.
(Musai) Tha: “Mos më qorto përse harrova dhe mos më mundo me vështirësi në këtë shoqërim timin (lehtësoma punën)!”
74. FANTELEKA HETTA ‘IDHA LEKIJA GULAMÆN FEKATELEHU KALE ‘EKATELTE NEFSÆN ZEKIJETEN BIGAJRI NEFSIN LEKAD XHI’TE SHEJ’ÆN NUKRÆN.
Vazhduan të shkojnë deri kur takuan një djalë të ri, e ai (i dijshmi) e mbyti atë. (Musai) Tha: “A e mbyte njeriun e pastër, pa mbytur ai askë?! Vërtet ke bërë një pumë të shëmtuar!”
75. KALE ‘ELEM ‘EKUL LEKE ‘INNEKE LEN TESTETI’A MA’IJE SEBRÆN.
Ai (i dijshmi) tha: “A nuk të thashë se vërtet ti nuk do të mund të kesh durim me mua?”
76. KALE ‘IN SE’ELTUKE ‘AN SHEJ’IN BA’DEHA FELA TUSAHIBNI KAD BELEGTE MIN LEDUNNI ‘UDHRÆN.
(Musai) Tha: “Nëse pas kësaj të pyes (të kundërshtoj) për ndonjë gjë, atëherë mos më lejo të shoqëroj. Tashmë ndaj meje ke arsyetim (të mos më shoqërosh)!”
77. FANTELEKA HETTA ‘IDHA ‘ETEJA ‘EHLE KARJETIN ESTET’AMA ‘EHLEHA FE’EBEW ‘EN JUDEJJIFUHUMA FEWEXHEDA FIHA XHIDARÆN JURIDU ‘EN JENKADDE FE’EKAMEHU KALE LEW SHI’TE LATTEHADHTE ‘ALEJHI ‘EXHRÆN.
Vazhduan të shkojnë deri sa arritën te banorët e një qyteti që prej tyre kërkuan t’u japin ushqim, po ata nuk deshën t’i pranojnë si musafirë (e as t’i ushqejnë), e ata të dy gjetën aty një mur që gati po rrëzohej, e ai e drejtoi atë (murin). (Musai) Tha: “Sikur të kishe dashur do t’u merrje shpërblim për këtë!”
78. KALE HADHA FIRAKU BEJNI WE BEJNIKE SE’UNEBBI’UKE BITE’WILI MA LEM TESTETI’ ‘ALEJHI SEBRÆN.
Ai (i dijshmi) tha: “Tash ka ardhur koha e ndarjes mes meje dhe mes teje, e unë do të tregoj për domethënien e asaj që nuk munde të keshë durim!”
79. ‘EMMA ES-SEFINETU FEKANET LIMESAKINE JA’MELUNE FIL-BEHRI FE’EREDTU ‘EN ‘A’IBEHA WE KANE WERA’EHUM MELIKUN JE’HUDHU KULLE SEFINETIN GASBÆN.
Sa i përket anijes, ajo ishte pronë e do të varfërve që veprojnë në det, e unë desha ta bëj atë me të meta, ngase para tyre ishte një sundues që grabiste çdo anije (të aftë – pa të meta).
80. WE ‘EMMAL-GULAMU FEKANE ‘EBEWAHU MU’UMINEJNI FEHASHINA ‘EN JURHIKAHUMA TUGJANÆN WE KUFRÆN.
Sa i përket djaloshit, dy prindërit e tij ishin besimtarë, e u frikësuam se ai do t’i shpie ata të dy në humbje e në mosbesim.
81. FE’EREDNA ‘EN JUBDILEHUMA REBBUHUMA HAJRÆN MINHU ZEKÆTEN WE ‘EKREBE RUHMÆN.
Deshëm që Zoti i tyre t’u japë në vend të tij një më të mirë se ai dhe më të afërt në respekt dhe në mëshirë (ndaj prindërve).
82. WE ‘EMMAL-XHIDARU FEKANE LIGULAMEJNI JETIMEJNI FIL-MEDINETI WE KANE TEHTEHU KENZUN LEHUMA WE KANE ‘EBUHUMA SALIHÆN FE’ERADE REBBUKE ‘EN JEBLUGA ‘ESHUDDEHUMA WE JESTEHRIXHA KENZEHUMA REHMETEN MIN RABBIKE WE MA FE’ALTUHU ‘AN ‘EMRI DHALIKE TE’WILU MA LEM TESTI’ ‘ALEJHI SEBRÆN.
Përsa i përket murit, ai ishte i dy djelmoshave jetima të atij qyteti, e nën të ata kishin një thesar (ari) dhe babai i tyre ka qenë njeri i mirë, e Zoti yt dëshiroi që ata dy (jetima) ta arrijnë pjekurinë e vet dhe ta nxjerrin ata vetë thesarin e tyre. Kjo ishte mëshirë e Zotit tënd (ndaj tyre). Dhe unë nuk e punova tërë atë sipas bindjes sime (po sipas udhëzimit të Zotit). Ky, pra, është sqarimi i asaj për të cilën nuk munde të kesh durim!
83. WE JES’ELUNEKE ‘AN DHIL-KARNEJNI KUL SE’ETLU ‘ALEJKUM MINHU DHIKRÆN.
Të pyesin ty për Dhulkarnejnin, thuaju: “Do t’ju rrëfej për punën e tij me Kur’an (me shpallje)”.
84. INNA MEKKENNA LEHU FIL-’ERDI WE ‘ATEJNAHU MIN KULLI SHEJ’IN SEBEBÆN.
Ne i mundësuam atij forcë në tokë dhe i dhamë mundësi për çdo send që të mund ta arrijë.
85. FE’ETBE’A SEBEBÆN.
Ai iu rrek një aso mundësie (dhe mori rrugën nga Perëndimi).
86. HETTA ‘IDHA BELEGA MEGRIBE ESH-SHEMSI WEXHEDEHA TEGRUBU FI ‘AJNIN HEMI’ETIN WE WEXHEDE ‘INDEHA KAWMÆN KULNA JA DHAL-KARNEJNI ‘IMMA ‘EN TU’ADHDHIBE WE ‘IMMA ‘EN TETTEHIDHE FIHIM HUSNÆN.
Deri kur arriti në vendperëndimin e diellit, e gjeti se po perëndon në njëfarë burimi me lym të zi dhe aty e gjeti një popull. E Ne i thamë: “O Dhulkarnejn, ose do t’i dënosh, ose do t’i marrish me të mirë e t’i udhëzosh!”
87. KALE ‘EMMA MEN DHELEME FESEWFE NU’ADHDHIBUHU THUMME JUREDDU ‘ILA RABBIHI FEJU’ADHDHIBUHU ‘ADHABÆN NUKRÆN.
Ai (Dhulkarnejni) tha: “Ai që vazhdon edhe më tej të jetë zullumqar, atë do ta dënojmë, pastaj i kthehet Zotit të vet e Ai e dënon atë me një dënim të tmerrshëm”.
88. WE ‘EMMA MEN ‘AMENE WE ‘AMILE SALIHÆN FELEHU XHEZA’ENL-HUSNA WE SENEKULU LEHU MIN ‘EMRINA JUSRÆN.
Sa i përket atij që besoi dhe bëri vepra të mira, atij i takon shpërblimi më i mirë (xhenneti) dhe atij nga ana Jonë do t’i bëjmë lehtësi (në jetë).
89. THUMME ‘ETBE’A SEBEBÆN.
Pastaj, ai iu rrek një aso mundësie (mori rrugën e lindjes).
90. HETTA ‘IDHA BELEGA METLI’A ESH-SHEMSI WEXHEDEHA TETLU’U ‘ALA KAWMIN LEM NEXH’AL LEHUM MIN DUNIHA SITRÆN.
Deri kur arriti vndlindjen e diellit, e gjeti se po lind mbi një popull, që nuk i kemi dhënë ndonjë mbulojë prej tij (diellit).
91. KEDHALIKE WE KAD ‘EHETNA BIMA LEDEJHI HUBRÆN.
Ashtu (bëri edhe me këtë popull), e Ne e kemi ditur gjendjen e tij (mundësitë dhe sundimin e drejtë të tij).
92. THUMME ‘ETBE’A SEBEBÆN.
Mandej, ai iu rrek përsëri një aso mundësie (një rruge të tretë mes perëndimit e lindjes – nga veriu).
93. HETTA ‘IDHA BELEGA BEJNE ES-SEDDEJNI WEXHEDE MIN DUNIHIMA KAWMÆN LA JEKADUNE JEFKAHUNE KAWLÆN.
Deri kur arriti mes dy kodrave (si penda) dhe prapa tyre gjeti një popull që thuajse nuk kuptonte asnjë gjuhë (përveç gjuhës së vet).
94. KALU JA DHAL-KARNEJNI ‘INNE JE’XHUXHE WE ME’XHUXHE MUFSIDUNE FIL-’ERDI FEHEL NEXH’ALU LEKE HARXHÆN ‘ALA ‘EN TEXH’ALE BEJNENA WE BEJNEHUM SEDDÆN.
Ata thanë: “O Dhulkarnejn, vërtet Jexhuxhi dhe Mexhuxhi janë duke bërë shkatërrime në tokë, a bën që ne të japim ty një kontribut (në formë tagre a tatimi), e që të bësh një pendë mes nesh dhe mes tyre?”
95. KALE MA MEKKENENI FIHI RABBI HAJRUN FE’A’INUNI BIKUWETIN ‘EXH’AL BEJNEKUM WE BEJNEHUM REDMÆN.
Ai (Dhulkarnejni) tha: “Atë që mua ma mundësoi Zoti im është shumë më i mirë (nga ajo që ma ofroni ju), po ju më ndihmoni me fuqi punëtore të bëj një pendë të fortë mes jush dhe mes atyre!”.
96. ‘ATUNI ZUBEREL-HEDIDI HETTA ‘IDHA SAWA BEJNE ES-SEDEFEJNI KALE ENFUHU HETTA ‘IDHA XHE’ALEHU NARÆN KALE ‘ATUNI ‘UFRIG ‘ALEJHI KITRÆN.
Më sillni copa të hekurit! E kur e nivelizoi ai me dy anët e kodrave, tha: “Ndizni!”, e kur e bëri atë (hekurin) zjarr (si zjarr nga të ndezurit) tha: “Më sillni bakër të shkrirë t’ia hedhë atij!”
97. FEMA ESTA’U ‘EN JEDHHERUHU WE MA ESTETA’U LEHU NEKBÆN.
E ata as nuk arritën ta kapërcenin atë e as ta shponin.
98. KALE HADHA REHMETUN MIN RABBI FE’IDHA XHA’E WA’DU RABBI XHE’ALEHU DEKKA’E WE KANE WA’DU RABBI HEKKÆN.
Ai (Dhulkarnejni) tha: “Kjo është një e mirë nga Zoti im, e kur të vjen caktimi i Zotit tim, Ai e bën atë rrafsh, e caktimi i Zotit tim është i sigurt”.
99. WE TEREKNA BA’DEHUM JEWME’IDHIN JEMUXHU FI BA’DIN WE NUFIHA FI ES-SURI FEXHEMA’NAHUM XHEM’ÆN.
(Kur të vijë caktimi i Zotit, ose kur të dalin Jexhuxh Mexhuxhët) Ne bëjmë atë ditë që ata të përzihen si valët njëra me tjetrën. Dhe i fryhet Surit (për herën e dytë) e të gjithë ata i tubojmë.
100. WE ‘AREDNA XHEHENNEME JEWME’IDHIN LILKAFIRINE ‘ARDÆN.
Atë ditë ua prezentojmë xhehennemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët (trishtues).
101. EL-LEDHINE KANET ‘A’JUNUHUM FI GITA’IN ‘AN DHIKRI WE KANU LA JESTETI’UNE SEM’ÆN.
Atyre që sytë i kishin të mbuluara ndaj argumenteve të Mia dhe që nuk mund të dëgjonin (fjalët e All-llahut).
102. ‘EFEHESIBEL-LEDHINE KEFERU ‘EN JETTEHIDHU ‘IBADI MIN DUNI ‘EWLIJA’E ‘INNA ‘A’TEDNA XHEHENNEME LILKAFIRINE NUZULÆN.
A mos menduan ata që nuk besuan se përkundër Meje mund të marrin zota (mbrojtës) robtë e Mi? Ne e kemi përgatitur për jobesimtarët xhehennemin vendpritje.
103. KUL HEL NUNEBBI’UKUM BIL-’EHSERINE ‘A’MALÆN.
Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpëruarit në veprat e tyre?”
104. EL-LEDHINE DELLE SA’JUHUM FIL-HEJÆTI ED-DUNJA WE HUM JEHSEBUNE ‘ENNEHUM JUHSINUNE SUN’ÆN.
Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.
105. ‘ULE’IKEL-LEDHINE KEFERU BI’AJATI RABBIHIM WE LIKA’IHI FEHEBITET ‘A’MALUHUM FELA NUKIMU LEHUM JEWMEL-KIJAMETI WEZNÆN.
Të tillët janë ata që nuk besuan argumentet e Zoit të tyre as takimin (ringjalljen) e Tij, andaj veprat e tyre shkuan huq dhe në ditën e gjykimit atyre nuk do t’u japim kurrfarë vlere.
106. DHALIKE XHEZA’UUHUM XHEHENNEMU BIMA KEFERU WE ETTEHADHU ‘AJATI WE RUSULI HUZUEN.
Këtë, ngase shpërblimi i tyre është xhehennemi, për shkak se nuk besuan dhe argumentet e Mia e të dërguarit e Mi i morën për tallje.
107. ‘INNEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI KANET LEHUM XHENNATUL-FIRDEWSI NUZULÆN.
S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, vendpritje për ta janë xhennetet e Firdevsit.
108. HALIDINE FIHA LA JEBGUNE ‘ANHA HIWELÆN.
Aty do të jenë përgjithmonë, e nuk kërkojnë të largohen nga ai (ose t’u ndryshohet).
109. KUL LEW KANEL-BEHRU MIDADÆN LIKELIMATI RABBI LENEFIDEL-BEHRU KABLE ‘EN TENFEDE KELIMATU RABBI WE LEW XHI’NA BIMITHLIHI MEDEDÆN.
Thuaj: “Sikur të ishte deti ngjyrë për t’i shkruar fjalët e Zotit tim, deti (uji i tij) do të shterej para se të përfundojnë fjalët e Zotit tim, e edhe sikur të sillnim shtesë edhe një si ai (deti)”.
110. KUL ‘INNEMA ‘ENA BESHERUN MITHLUKUM JUHA ‘ILEJJE ‘ENNEMA ‘ILEHUKUM ‘ILEHUN WAHIDUN FEMEN KANE JERXHU LIKA’E RABBIHI FELJA’MEL ‘AMELÆN SALIHÆN WE LA JUSHRIK BI’IBADETI RABBIHI ‘EHEDÆN.
Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”.
Me kontributin e huazuar nga kuran-index.com.

TË TJERA

Shtatzënë në kohë coronavirusi: Ç’duhet të dini

Shtatzënia në kohë pandemie, sigurisht që shoqërohet me frikë dhe dilema më të mëdha se ato në kohëra normale Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së coronavirusit. Edhe në vende shumë të zhvilluara shtatzënat po konsiderojnë sërish lindjen nga shtëpia për të shmangur një...