Home Këshilla të ndryshme Sytjenat e këqija - rrezik për shëndetin

Sytjenat e këqija – rrezik për shëndetin

Studimi më i fundit tregon se rreth 80% e femrave mbajnë të veshur sytjena që nuk u përshtaten, e që mund t’ua dëmtojnë shëndetin.

Kur kemi të bëjmë me sytjenat dhe gjoksin, shpeshherë shtrohet pyetja nëse ato jo të përshtatshme mund të shkaktojnë kancerin e gjirit. Organizatat shëndetësore porosisin se kjo është një mit dhe se nuk ekziston asnjë fakt për një gjë të tillë.

Prejardhja e këtij miti vjen nga libri “Dressed to Kill”, në të cilën thuhet se po që se sytjenat mbahen veshur më gjatë se 12 orë në ditë shkaktojnë kancerin në gji.

Deri te një përfundim i tillë është arritur me pretendimin se sytjenat parandalojnë qarkullimin e gjakut, mblidhen helmet dhe shfaqen tumoret.

Shoqëria amerikane thekson se është mbipesha ajo që tkurrë enët e gjakut në vendin ku sytjena bën presion. Edhe më tutje, sot e kësaj dite nuk dihet saktësisht se çka shkakton kancerin e gjirit, përderisa shumë faktorë nuk shpjegojnë këtë sëmundje. Sytjenat natyrisht se nuk kontribuojnë në shfaqjen e kancerit, por mund të sjellin disa probleme të tjera shëndetësore.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Çfarë ndodh nëse konsumoni cigare kur ushqeni fëmijën me gji?

Qumështi i gjirit e ndihmon fëmijën të fitojë imunitet dhe të luftojë sëmundje nga më të ndryshmet. Nëse një fëmijë konsumon qumësht ai është në gjendje që të mposhtë edhe tymin e duhanit. Shumë studime kanë treguar se një fëmijë që ushqehet me gji është më i fortë dhe shanset për t’u prekur nga sëmundjet janë më të pakta. Por...