Home Këshilla për Prindër Këshilla për shtatëzëna Tabelë probabiliteti për shtatzaninë

Tabelë probabiliteti për shtatzaninë

Një formulë e re që parashikon shanset e grave për të mbetur shtatzanë është përpunuar prej studiesve amerikane.

Formula kombinon informacionin mbi rënien e pjellorisë me moshën dhe kohës që i duhet një gruaje për të nisur një familje, bazuar mbi të dhëna statistikore.

Nga të dhënat, rezultoi se një 25-vjeçare pa probleme riprodhimi, ka 15% shanse që të mbesë shtatzanë që në muajin e parë, pas gjashtë muajsh përpjekje.

Në moshën 30-vjeçare, probabiliteti bie deri në 13%, ndërsa në atë 35-vjeçarë është reduktuar në vetëm 10%, duke rënë në 4-5% shanse për të mbetur shtatzanë pas gjashtë muajsh përpjekje, në të 40-tat.

Përllogaritjet tregojnë se për 25-vjeçare, duhen 13-muaj radhazi tentivash që shanset për të mbetur shtatzanë në muajin e ardhshëm të bien nën 10%, ndërsa dhjetë vjet më pas, koha shkurtohet në vetëm 6-muajsh.

Në shoqëritë perëndimore, së fundmi edhe në Shqipëri, për shkak të stilit të jetesës, mosha në të cilën krijohet një familje dhe formohet familje është rritur gjithmonë e më shumë.

Megjithatë, mjekët vazhdimisht paralajmërojnë nga rreziqet e një shtatzanie në një moshë të vonë, kryesisht pas të 35-tave, kur rreziqet shtohen si për nënën ashtu dhe për fëmijën

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...