Home Këshilla të ndryshme Tashmë ka një ilaç për rënien e flokëve

Tashmë ka një ilaç për rënien e flokëve

Tashmë ka një ilaç për rënien e flokëveNjë kurë për tullacët duket se është në horizont pasi një ilaç i ri duket se ndihmon në “rilindjen” e flokëve brenda 4 muajve.

Rezultatet e tij kthejnë shpresat për miliona njerëz, kryesisht për ata që janë të diagnostikuar me alopecia, forma më e përhapur e rënies së flokëve te meshkujt.

Sëmundja autoimune shkakton rënie të pjesshme apo të plotë të flokëve në disa raste, por shkencëtarët besojnë se flokët e rëna mund të kthehen falë trajtimit të ri.

Shkencëtarët e Universitetit Mjekësor në Kolumbia kanë arritur në rezultatin se 75% e pacientëve të tyre të prekur nga alopecia kanë treguar “ri-rritje të flokëve” pasi kanë marrë ilaçin e ri të “Ruxolitinib”.

Por para se të hidhet në treg për përdorim të gjerë për njerëzit që duan të rikthejnë flokët e humbur shkencëtarët shprehen se do të studiojë efektet anësore që ai mund të ketë dhe përmirësimin e tij.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...