Home Teknologji Tastiera që mund të lahet

Tastiera që mund të lahet

Logitech ka prezantuar një tastierë interesante e cila do të mund të jetë shumë e dobishme për ambientet e zyrave apo për shfrytëzuesit më pak të kujdesshëm. Tastiera Logitech Washable Keyboard K310 ka dizajn të hollë dhe konstruksion të fuqishëm, ndërsa

pajisjen shtesë e përbëjnë vetëm disa taste funksionale.

Përparësia kryesore e kësaj tastiere ndaj të tjerave është, siç merret vesh edhe nga vetë emri, mundësia e larjes së saj me ujë. Shfrytëzuesit munden pra shpejt dhe thjeshtë të largojnë njollat e kafes apo lëngjeve të tjera nëpër tastierë apo të pastrojnë edhe papastërtitë të tjera më kokëforta, të cilat deri tani kryesisht nënkuptonin çmontimin e tastierave dhe nxjerrjen e të gjitha tasteve.

Logitech pohon që K310 mund të zhytet në rreth 30 centimetra ujë, ndërsa edhe vetë dizajni i është përshtatur larjes me ujë – në shpinë të tastierës gjenden vrimat për largim

të ujit dhe tharje të shpejtë, dhe madje edhe tastet e gravuara me laser kanë mbrojtje UV për qëndrueshmëri më të madhe, ashtu që gjatë larjes të mos zbehen shenjat.

Tastiera në Evropë do të gjendet në shitje gjatë tetorit me çmim prej 39,99 dollarësh.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

99 Emrat e Bukur të Allahut

1. ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi); 2. ER RAHIM (Mëshirëploti). “Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëplotit!” Fusilet, 2. 3. EL MELIK (Sunduesi); 4. EL KUDUS ( i Pastërti); 5. ES SELAM (Paqedhënësi); 6. EL MUMIN (Siguruesi); 7. EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi); 8. EL AZIZ (Fuqiploti); 9. EL XHEBAR (i Gjithëfuqishmi); 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi). “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, Sundues i përgjithshëm, i Pastër (prej të metave që...