Home Këshilla të ndryshme Të brengosurit janë më kreativë?

Të brengosurit janë më kreativë?

3Sigurisht të gjithë e njohim të paktën një person, i cili është shumë i brengosur. Ndoshta ju duket sikur atij personi i duhet shumë kohë për ta kuptuar se çfarë dëshiron dhe çfarë saktësisht duhet të ndërmarrë

Edhe pse shpesh e frustrojnë mjedisin e tyre, një studim i kohëve të fundit tregon se prapa brengosjes së vazhdueshme qëndron një kreativitet i jashtëzakonshëm.

Udhëheqësi i studimit, dr. Adami Perkins dhe ekipi i tij i ekspertëve bëri një zbulim të madh, që anksioza dhe imagjinata janë të lidhura ngushtë. Në fakt, sa më i brengosur që është personi, aq më imagjinativ është.

Personat e lumtur dhe të disponuar vazhdimisht, të cilët rrallë flasin për probleme, në fakt nuk janë në avantazh kur është fjala për zgjidhjen e problemeve, tha dr. Perkins.

Tek personat që janë tepër anksiozë truri e percepton një numër të gjërave si kërcënim. Atëherë shfaqet paniku i panevojshëm, dhe atë shumë më intensiv se tek shumica e njerëzve. Reagimet e tilla janë rezultat i amigdalës, që është arsyeja se pse një person përjeton emocione të forta negative edhe kur kërcënimi nuk është i pranishëm, ndërsa shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se aktivitetin e tillë të trurit e përjetojnë vetëm ata që janë shumë kreativë dhe e kanë një imagjinatë shumë aktive, transmeton koha.net.

Kur mendoni më mirë, brengosja është ajo që shkaktoi shpikjet. Shumica e zbulimeve të mëdha ishin rezultat i brengosjes. Imagjinatën shumë aktive e kanë pikërisht njerëzit të cilët janë të brengosur dhe shpesh bëjnë panik pa asnjë arsye.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...