Home Këshilla të ndryshme Të freskohemi, por jo të ftohemi

Të freskohemi, por jo të ftohemi

Djersitja është procesi i vetëm fiziologjik përmes të cilit organizmi liron nxehtësinë tepricë, por në temperatura të larta as kjo nuk ndihmon, prandaj përdorim pajisje për klimë dhe ujë të ftohtë.

Të gjitha këto masa, sipas mjekëve, parandalojnë goditjen nga të nxehtit, por nëse e teprojmë mund të ftohemi.

Në temperatura të larta përmes djersitjes organizmi humb deri tri litra lëngje brenda ditës. Marrë parasysh se gjatë djersitjes humbim dhe minerale, mjekët sugjerojnë të konsumojmë ujë të thjeshtë.

Uji nuk duhet të jetë i ftohtë, që sidomos vlen për personat e ndejshëm nga fyti. Personat që kanë probleme me fytin duhet shmangur pijet e ftohta të gazuara e po ashtu edhe akulloren.

Kur trupi i nxehtë vjen në kontakt me ujin e ftohtë, enët e zgjeruara të gjakut tkurren shumë shpejtë, që mundet të ndikojë në ngritjen e menjëhershme të gjakut duke vështirësuar punën e zemrës. Mjekët thonë se këtë duhet pasur në mend para se të futemi në det apo nën dush.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...