Home Këshilla të ndryshme Të gjitha të mirat dhe të këqijat e gjërave që bëjmë më...

Të gjitha të mirat dhe të këqijat e gjërave që bëjmë më shpesh

Të gjitha të mirat dhe të këqijat e gjërave që bëjmë më shpesh Nuk ka javë që të kalojë pa publikimin e ndonjë zbulimi të fundit nga fusha e shkencës, apo mjekësia që nxjerr në dritë fakte të reja, por edhe kundërshti të fakteve ekzistuese.

Pak ditë më parë, doli lajmi se aspirina, një tabletë që u rekomandohet miliarda njerëzve për uljen e temperaturës, apo si masë mbrojtëse për sëmundjet e zemrës, mund të ketë më shumë efekte anësore negative se sa përfitime.

Por ky nuk është rasti i vetëm i kundërshtive që zbulohen në lidhje me preparate që prej kohësh i kemi përdorur në funksione të ndryshme.

Më poshtë do të shohim anët e mira dhe më pak pozitive të disa prej mjekimeve, por edhe lëndëve të ndryshme me përdorim të përditshëm.

Alkooli

I mirë për: një konsumim i moderuar i alkoolit është i mirë për zemrën, edhe pse efekti i kësaj vihet re më shumë te meshkujt e moshës së mesme. Dy ose tri teke alkool në ditë mund të reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës në masën 30%.

I keq për: të pirët jashtë normave dhe në sasi të mëdha shkaktojnë sëmundje të parikthyeshme të mëlçisë, varësi, ndërsa te gratë rritet predispozita e kancerit në masën 6%. Ka edhe nga ata që thonë se alkooli shkakton sterilitet si te meshkujt, ashtu edhe te femrat.

Kafeja

E mirë për: kafeina është droga stimuluese më e përdorur në botë dhe duke qenë se është një stimulues shumë njerëz e preferojnë gjatë gjithë ditës në formën e kafesë. Ajo përmirëson memorien afatshkurtër, nxit fuqinë e muskujve, të mban më të përqendruar dhe mbi të gjitha ka një shije të pëlqyeshme.

E keqe për: lidhet me rrezikun e sëmundjeve të zemrës, artritit, lindjeve të parakohshme dhe rritjes së presionit të gjakut.

Dietat

Të mira për: t‘u dukur e bukur ditën e dasmës me fustanin nusëror, për t‘u dukur bukur në plazh dhe sigurisht për t‘u ndier më femër.

Të këqija për: anoreksinë, buliminë dhe varësi të tjera me pasoja që shkaktohen nga dietat. Ato shkaktojnë edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës, veshkave, kancerin dhe osteoporozën.

Ushtrimet

Të mira për: zemrën, mushkëritë, muskujt, qarkullimin e gjakut. Ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe zgjasin jetën.

Të këqija për: nyjet, nëse vraponi më shumë se sa duhet pa këpucët e duhura. Goditjet në zemër.

Testet gjenetike

Të mira për: ata të pafat që kanë trashëguar gjene që u krijojnë predispozita për sëmundje të ndryshme, si në rastin e gjenit BRCA1, që shton rrezikun e kancerit të gjirit te gratë, teste të tilla ndihmojnë në parandalimin dhe kurimin e sëmundjes.

Të këqijat: tek ata që kanë sëmundje të pakurueshme, dijenia mbi ekzistencën e gjeneve që mund t‘ua shkaktojnë ato me kalimin e kohës është thjesht një vështirësi më shumë shpirtërore dhe mund të bëjë që ata ta kalojnë jetën e tyre në frikë e tmerr të një momenti të rëndë.

Pushimet

Të mira për: të pushuar, për t‘u zbavitur, për të kaluar kohën me familjen, për të udhëtuar, e për të ndryshuar rutinën.

Të këqija për: aparatin tretës, dhimbjet e kokës, aksidentet, sëmundjet dhe… kjo mund t‘ju vijë e papritur, depresionin. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se problemet mendore janë raste të shpeshta që hasen te turistët. Sigurisht bëhet fjalë për probleme momentale.

Infeksioni

I mirë për: fëmijët e vegjël që kanë nevojë të marrin baktere në fëmijëri, në mënyrë që të formojnë sistemin imunitar. Ata që nuk përballen me infeksione në fëmijërinë e hershme ka shumë më shans që me e kalimin kohës të kenë probleme me alergjinë apo me astmën.

I keq për: sepse shkakton sëmundje

Lëngjet

Të mira për: njerëzit që nuk i pëlqejnë frutat dhe preferojnë të pinë lëngun e tyre.

Të këqija për: dhëmbët. Acidi i lëngut të portokallit krijon probleme me zmaltin dhe fëmijët që pinë shumë lëngje portokalli e humbasin oreksin për ushqime. Kjo njihet në mjekësi si “sindroma e pirjes së lëngjeve”.

Puthja

E mirë për: t‘u mirërritur, uruar, për t‘u ndier mirë, për të joshur, për t‘u ndier intim, për qejf.

E keqe për: të marrë sëmundje nga goja, për ethet e gjëndrave të cilat përhapen përmes pështymës, si edhe për sëmundje të tjera. Edhe Hepatiti B mund të transmetohet përmes së puthurës.

Qumështi

I mirë për: fëmijët që kanë lindur një brez më parë e që kanë pasur nevojë për kalciumin e qumështit për të forcuar kockat e trupit dhe mbajtur presionin e gjakut të ulët.

I keq për: të rriturit dhe fëmijët e sotëm që kanë dieta shumë më të pasura. Ai trash arteriet, që shkaktojnë më pas sëmundjet e zemrës. Ato shkaktohen nga yndyrat që merren në fëmijëri, si nga qumështi, apo produkte të tjera.

Lajthitë

Të mira për: pakësimin e sëmundjeve të zemrës dhe për vegjetarianët. Ato janë një burim i mirë për proteinat.

Të këqija për: ata që kanë alergji.

Vaji i peshkut

I mirë për: mbrojtjen e organizmit nga sëmundjet e zemrës te të rriturit, nxitjen e funksionit të trurit te fëmijët dhe zhvillimin e fetusit te gratë shtatzëna, falë omegës 3 që përmban.

I keq për: merkurin, një kimikat helmues që ndodhet në këtë produkt. Ai mund të shkaktojë dëme në tru dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Qetësuesit

Të mirë për: qetësimin e dhimbjeve, qofshin ato aspirina, paracetamolë, ibuprofen apo ilaçe më të forta.

Të këqija për: stomakun. Mijëra njerëz përfundojnë çdo vit në spital, për shkak të gjakosjeve të zorrëve të shkaktuara nga medikamentet.

Rrezet e diellit

Të mira për: krijimin e vitaminës D, që është thelbësore për formimin e kockave dhe mbrojtjen nga një sërë sëmundjesh, si kanceri, sëmundjet e zemrës apo skleroza.

Të këqija për: shkaktimin e djegies së lëkurës, shkaktimin e melanomës, që është edhe forma më e rëndë e kancerit të lëkurës. Kjo ka bërë që mjekët të thonë se njerëzit në plazh duhet të ruhen nga përballja me diellin e orëve më të nxehta të ditës.

Çaji

Të mirat: çaji i zi redukton sëmundjet e zemrës, stresin, nxit vëmendjen dhe mund të ndihmojë edhe sistemin imunitar. Mund të parandalojë edhe diabetin.

Të këqijat: po t‘i shtosh qumësht i redukton anët pozitive dhe sheqeri i përkeqëson./shqip/

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...