Home Këshilla të ndryshme Do të habiteni kur të mësoni arsyen pse duhet të mbani sfungjer...

Do të habiteni kur të mësoni arsyen pse duhet të mbani sfungjer brenda frigoriferit

3Frigoriferi është padiskutim një ndër pajisjet elektroshtëpiake më të përdorura dhe më të dobishme në familjet shqiptare.

Imagjinoni sa e vështirë ka qenë më parë për brezat e gjyshërve tanë që duhej të sajonin truke nga më të ndryshmet për të patur ushqime të freskëta. Dikush përdorte qilarin e shtëpisë, të tjerë fusnin ushqimet nëpër gropa të mbushura me ujë etj.

Kurse ne kemi avantazhin e të patur një pajisje që punon veç për ne. Madje mund të themi që nuk e heqim asnjëherë nga priza, vetëm nëse ikim me pushime ose kur duam ta pastrojmë.

Frigoriferi është vendi ku ne vazhdimisht mbajmë ushqimin dhe logjikisht, ai është i prirur të marrë erë në momentin kur këto ushqime qëndrojnë për një kohë të gjatë.

Vendosni një ose më sfungjerë të papërdorur në sirtarin ku zakonisht mbani fruta dhe perime dhe do të merrni rezultate fantastike.

Ata do të thithin lagështinë e tepërt dhe do t’i ndihmojnë ushqimet të rezistojnë më shumë. Sapo të vini re se sfungjerët bëhen të lagësht mund t’i zëvendësoni me të tjera

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Ja pse nuk duhet të hani banane me stomakun bosh

Shpesh në mëngjes që të mos dalim me stomakun bosh nga shtëpia, marrim një banane, që na tingëllon si opsioni i përsosur. Është e shëndetshme, ushqyese dhe do të japë energji, që për mëngjes është shumë e nevojshme. Mirëpo, sipas nutricionistëve, çuditërisht, banania është një nga ushqimet më të këqija për t’u konsumuar për vaktin e mëngjesit. Pavarësisht se përmbajnë kalium,...