Home Këshilla të ndryshme Të mirat e dietës mesdhetare

Të mirat e dietës mesdhetare

Të mirat e dietës mesdhetarePeshqit, që janë përbërës natyrorë të dietës mesdhetare, janë antidepresantë natyrorë. Përpos kësaj, ata e zvogëlojnë edhe rrezikun nga infarktet, ankthi dhe sëmundjet mendore.

Njerëzit të cilët praktikojnë më shumë dietën mesdhetare, është parë se janë më të lumtur. Studiuesit thonë se depresioni, edhe ashtu, shkaktohet nga një të ushqyer jo adekuat dhe jo i shëndetshëm. Dieta mesdhetare, përpos peshqve, përmban edhe perime, fara, arra, vaj të ullirit dhe ullinj.

Ajo nuk përmban shumë ushqime të përpunuara, mish të kuq, e as ëmbëlsira e as çokollatë. Dieta në fjalë përmban edhe përbërës të tillë ushqimorë, si thartirat yndyrore omega-3, vitamina dhe fibra. Këto ushqime janë esenciale për funksionimin adekuat të trurit. Kjo dietë është e shëndetshme edhe për zemër dhe për tërë organizmin.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Tetë frutat e thata më të shëndetshme

Para se të zgjidhni frutat e thata lexoni mirë etiketën e paketimit dhe shikoni me vëmendje elementet e tjera të shtuara te frutat e thata, kjo sepse shpesh shtohet sheqer shtesë për të përmirësuar shijen dhe për t’i mbrojtur nga prishja. Frutat e thata janë të njohura për shumë arsye! Me konsumimin e tyre trupi ynë merr minerale esenciale, vitamina dhe...