Home Ushqim Të mirat e hirrës

Të mirat e hirrës

Të mirat e hirrësHirra është një pije e cila përmban pak kalori, plot vitamina dhe proteina, të cilat kanë një shumëllojshmëri ndikimesh shëndetsore.

Ajo përmban: kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, mangani, vitamina, enzima dhe aminoacide. Hirrado të duhej të ishte përditshmëri e menusë tuaj nëse në mënyrë intensive merreni me sport, nëse jeni nën stres apo vuani nga sëmundjet e rënda.

E shkëlqyeshme për mëlçi
Nëse vuani nga cilado sëmundje e mëlçisë, rregullisht ta pini hirrën. Përmban beta laktoglobulinë, e cila furnizon organizmin me aminoacidet e quajtura “BCAA”, që ndihmojnë në shërimin e mëlçisë.

Hirra përmban edhe alfa laktalbuminë, që është e pasur me aminoacidin triptofan, e njohur për rregullimin e gjumit dhe disponimit. Gjithashtu përmban glutation, antioksidues ky mjaft i fuqishëm, i cili ndihmon te problemet me gjëndrat tiroide, inflamacionet kronike, kancer, sklerozë.

Përmirëson sistemin e enëve të gjakut, stresin, lodhjen …
Hirra ndikon në shëndetin e enëve të gjakut,pasi që zvogëlon glukozën në gjak dhe shtypjen e gjakut.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...