Home Këshilla të ndryshme Të mirat e lëngut të portokallit

Të mirat e lëngut të portokallit

Të mirat e lëngut të portokallitLëngu nga portokalli gjendet në krye të listës së lëngjeve që janë më të konsumuara. Përveç shijes së mrekullueshme, kjo pije e popullarizuar është e mirë edhe për shëndetin tonë.

Hulumtimet e fundit të kryera nga shkencëtarët kanë treguar se portokalli është një frutë i pasur me substanca që veprojnë si anti-kancer dhe ndihmon për të luftuar presionin e lartë të gjakut. Këtu janë shtatë arsye pse duhet të pini lëng portokalli:

– Lëngu nga portokalli është i pasur me vitaminë C e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

– Njerëzit të cilët kanë probleme me presionin e lartë të gjakut duhet të konsumojnë rregullisht këtë pije pasi ajo ndihmon në uljen e tij.

– Një nga përbërësit më të rëndësishëm që përmban portokalli është hesperidina. Studimet kanë treguar se kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak.

– Nivelet e larta të vitaminës C që gjenden në këtë frutë veprojnë si antioksidues. Rrjedhimisht, kjo do të thotë se me konsumimin e rregullt të lëngut të freskët nga portokalli  parandalohet shfaqja e sëmundjeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe, kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës.

– Portokalli ka veti antiinflamatore. Pikërisht këto veti ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve në qoftë se keni problem me artrit, ngurtësi të muskujve dhe nyjave.

– Shkencëtarët thonë se antioksidantët në portokall ndihmojnë në humbjen e peshës. Një pije në ditë do të bëjë një ndikim pozitiv në metabolizmin tuaj dhe do të stimulojë humbjen e yndyrës.

– Nëse jeni shtatzënë, do të ishte më se e dëshirueshme për të pirë rregullisht këtë lëng. Portokajtë janë një burim i acidit folik që ndihmojnë zhvillimin e duhur të trurit.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...