Home Ushqim Të mirat e qepës së kuqe

Të mirat e qepës së kuqe

Qepa e kuqeQepa është bimë e pasur me komponentët që përmbajnë squfur, të cilat janë përgjegjëse për erën e saj dhe janë shumë të mira për ruajtjen e shëndetit. Qepa e kuqe është një perime e cila ka një sërë përfitimesh për organizmin tonë.

Disa ndër to janë;

E mirë për sistemin kardiovaskular
Komponentët e squfurit pengojnë koagulimin dhe formimin e copëzave të trombociteve. Këta komponentë sulfurikë, përveç se ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, gjithashtu përmirësojnë funksionimin e membranës qelizore të rruazave të kuqe të gjakut. Qepët mund të parandalojnë disa sëmundje të zemrës, të cilat kohën e fundit janë shumë të shpeshta.

E mirë për kockat
Studimet kanë treguar se qepa e kuqe mund të ndihmojë në rritjen e densitetit të kockave dhe mund të jetë e dobishme për gratë gjatë menopauzës, pasi ato humbasin densitetin e kockave. Gratë që kanë kaluar nëpër menopauzë, me konsumimin e përditshëm të qepës së kuqe, do të zvogëlojnë rrezikun e frakturave të ndryshme.

Mbron nga kanceri
Është dëshmuar se qepa e kuqe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të tilla si disa lloje kanceresh edhe kur konsumohet në mënyrë të moderuar. Qepa zvogëlon rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të vezoreve. Konsumoni më shumë qepë, në qoftë se doni të mbroni veten në aspektin shëndetësor.

Përfitimet e tjera nga qepa e kuqe

Qepa ka potencialin për të përmirësuar bilancin e sheqerit në gjak dhe për të parandaluar infeksionet bakteriale. Përveç squfurit edhe përbërësi flavonoid quercetin, i cila gjendet në qepën e kuqe, ka veti antibakteriale. Qepa e cila qëndron gjatë e copëtuar apo ekspozohet në temperaturë të lartë për më shumë se 10 minuta, humb efektet e saj medicinale.

Siç mund të shihni qepa ka një rol të rëndësishëm në organizmin tonë por duhet të kemi parasysh se ajo gjithashtu është një perime e cila ka një ndikim pozitiv dhe rëndëisi në shëndetin tonë.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...