Të mirat e spinaqit

Të mirat e spinaqitPemët dhe perimet sezonale janë më të mirat për organizmin tonë, sepse janë të freskëta dhe të mbushura me materie ushqyese, njëra ndër to është edhe spinaqi.

Është perime e gjelbër e pasur me vitaminat A dhe C dhe burim i shkëlqyeshëm i hekurit.

Po ashtu, spinaqi është i pasur me folate që janë të rëndësishme për shëndetin e femrave shtatzënë.

Mënyra më e mirë e përgatitjes: spinaqin mund ta përdorni në përgatitjen e sallatave të ndryshme. Në sallatë shtoni edhe lëng limoni që organizmi të absorbojë më mirë hekurin nga spinaqi.

Spinaqi i trajtuar në ujë me vaj ulliri është shtesë e shkëlqyeshme e ushqimeve me pastë dhe omëlete.