Home Këshilla të ndryshme Të mirat e vajit e kanellës për shëndetin

Të mirat e vajit e kanellës për shëndetin

Të mirat e vajit e kanellës për shëndetinSipas studimeve, lista e përfitimeve nga vaji i kanellës është e gjatë; ky vaj ka veti kundër parazitëve, kundër inflamacionit dhe kundër viruseve, dhe në këtë mënyrë përmirëson imunitetin.

Përbërësit kryesorë tek vaji i kanelllës janë: eugenol, cinnamaldehyde, phellandrene dhe methyleugenol.

Vaji i kanellës për shëndetin seksual

Kanella shihet si një afrodiziak i shkëlqyer, pasi rrit libidon tek burrat dhe gratë. Ata që vuajnë nga diabeti kanë probleme seksuale, përfshi dhe rënien e energjisë seksuale. Kanella ka veti të ulë nivelin e sheqerit në gjak, duke lejuar të keni një jetë seksuale më të mirë.

Vaji i kanellës për zemrën

Sipas një studimi publikuar në “Journal of Diabetes Technology Society 2010”, vaji i kanellës redukton trigliceridet e dëmshme në gjak me 30% dhe kolesterolin e keq me 27%. Trigliceridet e larta dhe kolesteroli i keq në gjak konsiderohen si shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kardiovaskulare.

Antioksidantët tek kanella ulin riskun për prekje nga sëmundje zemre, kancer, stresin etj. Studiuesit kanë identifikuar të paktën shtatë lloje flavonoidesh tek kanella, të cilat janë shumë efikase në luftën kundër sëmundjeve dhe inflamimit në trup.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Shtatzënë në kohë coronavirusi: Ç’duhet të dini

Shtatzënia në kohë pandemie, sigurisht që shoqërohet me frikë dhe dilema më të mëdha se ato në kohëra normale Shumë vajza/gra presin të sjellin në jetë fëmijët e tyre në një kohë kur e gjithë bota është izoluar nga frika e përhapjes së coronavirusit. Edhe në vende shumë të zhvilluara shtatzënat po konsiderojnë sërish lindjen nga shtëpia për të shmangur një...