Home Këshilla të ndryshme Të mirat e verës për shëndetin tuaj

Të mirat e verës për shëndetin tuaj

Një eksperte e shëndetësisë thotë se pirja e verës së kuqe mund të sjellë shumë përfitime afatgjata për organizmin e njeriut.

Creina Stockley, nga Instituti i Kërkimeve të Verës në Australi, shton gjithashtu se vera e kuqe e shoqëruar me ushqim, mund të zvogëlojë mundësinë që të keni një sulm në zemër, apo mund të rrisë jetëgjatësinë e trurit.

Duke folur rreth trupit dhe shpirtit, ekspertja pretendon se një gotë vere në ditë mund të përmirësojë kujtesën tuaj.

“Njerëz që pinë verë rregullisht dhe në mënyrë të moderuar, veçanërisht me ushqim, kanë 30% më pak shanse që të preken nga një atak kardiak. Kjo pije është e mirë për ju nëse pini vetëm 2 gota në ditë dhe nëse pini më shumë, risku për sulm në zemër rritet edhe më tepër, përcjell GSh.

Ne shpesh paralajmërojmë pacientët që të mos konsumojnë alkool se mund të vrasin qeliza e trurit, por nëse nuk deheni, vera rrit funksionin konjuktiv (njohës)”, tha ekspertja e shëndetësisë.

KËSHILLA TË NGJASHME

TË TJERA

Si të shpëtoni nga puçrrat e vitheve

Gjatë ditëve të nxehta të verës, shumë femra përballen me akne rreth vitheve. Shumica prej nesh nuk e kemi idenë se pse ato ndodhen aty. Ja disa nga mënyrat me anë të të cilave, ju mund të shpëtoni nga to: Bëni dush pas çdo stërvitjeje Është shumë e rëndësishme, që menjëherë pas aktiviteteve fizike të bëni dush! Së pari duhet të...