Të moshuar i kushtojn rëndësi vetes


Të moshuar i kushtojn rëndësi vetesZbulimet tregoj se njerëzit e moshuar nuk e kuptojnë rëndësinë e mënyrës së shëndoshë të jetesës i cili e zvogëlon rrezikun nga sëmundja e kancerit.

Shumë e njerëz edhe më tutje nuk e kuptojnë se ushqimi jo i shëndoshë dhe mbipesha shkaktojnë shumë sëmundje, duke përfshirë lloje të ndryshme të kancerit, tregon hulumtimi më i ri.

Kur të vendosin njerëzit për mënyrën e shëndoshë të jetesës, një e treta e kancereve më të shpeshta do të parandalohej, paralajmërojnë shkencëtarët.

Megjithatë, 38 përqind e njerëzve më të moshuar se 55 vjet e kupton se heqja dorë nga ushtrimet e ndryshme dhe aktivitet fizike mund të rezultojë me sëmundje të shumta.

Hulumtimi ka treguar se vetëm 45 përqind e të moshuarve e kuptojnë që konsumimi i alkoolit e rrit rrezikun e prekjes nga kanceri dhe sëmundjet e tjera. ‘

Rezultatet e hulumtimit tregojnë që shumica e njerëzve të moshuar nuk janë të vetëdijshëm për dëmtimet që mund t’i pësojnë nga zgjedhja e mënyrës jo të drejt të jetesës, dhe këta rezultate vërtetë janë brengosës.

Të moshuarit duhet që të informohen më shumë. Vitet në të vërtetë nuk janë të rëndësishme dhe kurrë nuk është vonë për ndryshimin e mënyrës së jetesës’, e potencoi Lisa Cooney, mjeke dhe shkencëtare në Institutin botëror për hulumtimin e kancerit.