Home Shëndetësi Të sëmurit nga kanceri i mushkërive, të rrezikuar nga pika në tru...

Të sëmurit nga kanceri i mushkërive, të rrezikuar nga pika në tru

Personat që së për një kohë të shkurtër janë diagnostikuar me kancer në mushkëri, janë në rrezik më të madh të pësojnë sulm në tru në krahasim me ata persona që nuk vuajnë nga kjo formë e kancerit, vërtetojnë ekspertët nga Tajvani dhe fakulteti mjekësor në Kinë.

Gjatë analizimit të të dhënave të më se 150.000 personave të rritur, ekipi nga Tajvani ka konstatuar se midis personave që janë diagnostikuar me kancer në mushkëri, 26 prej 1.000 personave në vit kanë përjetuar sulm në tru, përderisa te personat e tjerë kjo shifër është 17 prej 1.000 personave në vit.

Ekipi nga Tajvani nuk kishte marrë në konsideratë shprehitë jetësore që do të mund të shtonin rrezikun nga pika në tru, siç janë duhani, konsumimi i alkoolit apo mënyra e të ushqyerit.

Është vërtetuar se rreziku për të pësuar sulm midis meshkujve është më i lartë në tre muajt e parë, përderisa te femrat rreziku më i lartë është në katër deri gjashtë muaj pas diagnostikimit të sëmundjes.

Rreziku i shtuar tek meshkujt zgjat deri një vit pas caktimit të diagnozës, përderisa te femrat dy vite pas diagnostikimit të kancerit në mushkëri.

Është mjaft interesante që tek të sëmurit nga kanceri i mushkërive shpesh lajmërohet hemorragjia në tru. Disa tregues theksojnë se krijimi i gjakderdhjes apo trashja e gjakut (të dyja gjendjet që tumori mundet t’i shkaktojë), mund të shpjegojnë ndërlidhjen midis kancerit dhe pikës në tru, shpjegojnë ekspertët nga Tajvani.

TË TJERA

Rreziqet e fshehura të proteinës pudër

Mund të përmbaj sheqer, kalori dhe kimikate toksike. Të gjithë të pasionuarit pas palestrës në ndonjë pikë vendosën të kthehen drejtë proteinës pudër për rezultate më të mira dhe të shpejta në përmirësimin e shëndetit. Kjo pasi që proteina është esenciale për të formësuar dhe mbajtur në formë muskujt, për të forcuar eshtrat, për të rritur energjinë etj. Shumë të rritur nuk...